Këta janë fituesit e shpërblimeve në fushën e teknologjisë dhe informacionit, Albanian ICT Awards
Mbrëmja e datës 29 Prill kishte rezervuar surpriza të shumta për pjesëmarrësit dhe finalistët e edicionit të katërt të Albanian ICT Awards.
Organizuar pranë Hotel Sheraton Tirana, Mbrëmja Gala solli momentin e shumëpritur për të gjithë, shpalljen e fituesve të garës mbarëkombëtare në sektorin e teknologjisë së informacionit.
Ishte Kushtrim Shala, bashkëthemelues i garës i cili hoqi siparin e Mbrëmjes Gala me fjalën e tij ku ndër të tjera tha: “Jam i bindur se në këtë mbrëmje do të ballafaqohemi me një inovacion plot vlera nga gjithë trevat shqiptare.”
Në këtë aktivitet nderuan me pjesëmarrjen e tyre zv. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.
“Pjesëmarrja e përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe lokal nga Shqipëria dhe Kosova është një tregues i qartë për rëndësinë e Albanian ICT Awards për mbarë komunitetit ICT në trevat shqiptare”, u shpreh kryetarja e Jurisë, Anni Dasho, lidhur me rëndësinë e këtij evenimenti.
Në një fjalë të rastit, zv.kryeministri Niko Peleshi ushqeu inkurajim tek pjesëmarrësit me fjalët: “Në këtë sallë mund të fshihet sekreti i Shqipërisë që duam të gjithë, i Shqipërisë të gjeneratës tjetër”.
Plot shtatë kategori, TIK Inovacioni i Vitit, TIK Mobiliteti i Vitit, TIK Diploma e Vitit, TIK Ylli në ngritje i Vitit, TIK Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, Akademiku i Vitit në TIK dhe Femra e Vitit në TIK – me 21 kandidatë të nominuar mes emocionit dhe shpresës treguan fuqinë e teknologjisë për të përmirësuar zhvillimin social e reflektuar në të gjitha projektet finaliste.
Një sistem e-learning zhvilluar nga Edmond Jajaga nga Dibra e Maqedonisë, pajisje e internetit të gjërave Animus Home nga Fidan Bytyqi dhe një printer 3D ndërtuar nga Rron Cena ishin projektet finaliste në kategorinë TIK Inovacioni i Vitit ku ky i fundit u shpall fitues.
TIK Mobiliteti i Vitit dedikuar i gjithi shërbimeve bazuar në teknologjitë mobile shkoi për Baboon zhvilluar nga Genti Selenica. Të nominuarit në këtë kategori ishin Alen Saqe me projektin Dantem dhe Xhulio Mitre me projektin my Ikub.
Duke synuar shpërblimin e studentëve të cilët kanë studiuar në fushat e informatikës dhe shkencave kompjuterike, çmimi TIK Diploma e Vitit me të nominuar Arlinda Sheholli me projektin e-Health, Evio Abazi me projektin asistimit të drejtuesve të automjeteve dhe Ilir Murturi me projektin e përmirësimit të procesit të zgjedhjeve shkoi për Evio Abazin.
Gara ka rezervuar edhe një vend për të rinj kreativë me çmimin TIK Ylli në Ngritje dedikuar moshave nën 18 vjeç. Çmimi shkoi për Bleart Kepuska. Dy finalistët e tjerë ishin Enxhi Hoxha dhe Flatra Thaqi.
Një çmim sugjeruar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Femra e Vitit në TIK dëshmoi një sukses të vërtetë në adresimin e hendekut gjinor në sektorin e teknologjisë së informacionit ku 30 % e kandidatëve ishin femra këtë edicion. Çmimi u rrëmbye nga Erisa Terolli ndërsa dy finalistet e tjera ishin Klea Mertenika dhe Arta Shehu Zaimi.
Në kategorinë TIK Shërbimi Publik i Vitit ishin plot 5 finalistë nga Shqipëria dhe Kosova.
AKSHI, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, dhe Bashkia Shkodër konkurruan nga Shqipëria ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Prishtinës konkurruan nga Kosova me çmimet që shkuan për AKSHI me projektin e-Albania dhe Komunën e Prishtinës e-Kiosku.
Në përpjekje për të shpërblyer akademikët për kontributin e tyre të vyer në sektorin e teknologjisë së informacionit, çmimi TIK Akademiku i Vitit shkoi për Prof. Blerim Rexhën. Supriza e lajmëruar më parë ishte një çmim i ri këtë garë, TIK Hulumtuesi i Vitit, i cili shkoi për Dr. Shkelzen Cakaj.
Edhe pse secili prej projekteve diferencohet nga njëri tjetri në një mënyrë apo tjetër, ato kanë një të përbashkët: impaktin e lartë shoqëror duke shfrytëzuar mënyra kreative të përdorimit të teknologjisë.
Vlerësimet u bënë nga një juri e përbërë prej ekspertësh të teknologjisë së informacionit nga mbarë trevat shqiptare drejtuar nga Anni Dasho Sharko dhe emra të shquar të industrisë në fjalë si Ilir Çapuni, Altin Petre, Visar Jasiqi, Erton Graceni, Gjergji Spaho, Elvis Bregu, Sokol Vladi, Endri Mataj, dhe Redi Neziri.
Shtëpia Botuese ICTSmedia shpreh falënderimin e madh ndaj të gjithë mbështetësve, partnerëve, sponsorëve tradicional Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raifeissen, Albsoft, Universiteti New York i Tiranës, Digitalb, Top Channel, Ami Event, Microsoft, GIZ, Abissnet, jurisë me gjykimin e saj profesional, kontributorëve dhe të gjithë aplikantëve që kontribuan në realizimin e një tjetër edicioni edhe më të suksesshëm të Albanian ICT Awards. (ICTSmedia)
Lista e Fituesve:
Albanian ICT Awards – ICT Innovation of the Year – Rron Cena – Projekti Formom (Printeri 3D)
Albanian ICT Awards – ICT Academic of the Year – Blerim Rexha
Albanian ICT Awards – ICT Researcher of the Year – Shkelzen Cakaj
Albanian ICT Awards – ICT Mobility of the Year – Genti Selenica
Albanian ICT Awards – ICT Diploma Thesis of the Year – Evio Abazi
Albanian ICT Awards – ICT Rising Star of the Year – Bleart Kepuska
Albanian ICT Awards – ICT Public Service of the Year in Kosova – Muhedin Nushi
Albanian ICT Awards – ICT Public Servic of the Year in Albania – Mirlinda Karçanaj – Projekti e-albania
Albanian ICT Awards – Female in ICT of the Year – Erisa Terolli
Mirënjohje u ndanë për: Leutrim Berisha, Orven Bregu, Florian Kuhushevci
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl – krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Huawei “prezanton” modelin P9
BONEVET Kampi veror tani edhe në Prishtinë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë