Një ish agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror është dënuar me 21 vjet heqje lirie nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “vrasjes me dashje”. I pandehuri Xhevahir Mzika u dënua si autor i vrasjes së pronarit të një servisi, Florian Selmanit, në gusht të vitit 2014, në zonën e njohur si ish-Fusha e Aviacionit në kryeqytet, pas konfliktit të lindur për një gomë automjeti.
Vendimi ndaj Mzikës u shpall më 27 prill 2016. Në përfundim të 32 seancave gjyqësore, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Petrit Çomo, vlerësoi të provuar pretendimet e Prokurorisë në lidhje me deklarimin e fajshëm të të pandehurit.
Në fazën e konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë i kërkoi gjykatës një dënim me 29 vjet heqje lirie për Mzhikën, raporton Panorama.
Nga ana tjetër, avokati i tij, Baftjar Rusi, i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes penale ndaj të pandehurit, ose deklarimin e pafajshëm të tij.
Nga ana e gjykatës, i pandehuri është fajësuar për “vrasjen me dashje” dhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”. Në bashkim të dënimeve, gjykata ka vendosur një dënim të vetëm me 21 vjet heqje lirie për të pandehurin.
Ngjarja për të cilën u fajësua ishagjenti sekret Mzhika pati si shkak përplasjen e nisur për një gomë të përdorur, që ai e bleu në servisin e administruar nga i ndjeri. I pandehuri ishte nisur për një udhëtim bashkë me anëtarë të familjes së tij, por pësoi një aksident të lehtë në dalje të Tiranës.
Sipas Prokurorisë, aksidenti është shkaktuar nga plasja e gomës, që kishte blerë tek i ndjeri Selmani.
Pas aksidentit, i nervozuar, 43vjeçari Mzhika ka shkuar te servisi ku i ka kërkuar llogari të ndjerit dhe vëllait të tij. Sipas Prokurorisë, ai është konfliktuar dhunshëm me pronarët. Ai është larguar për t’u kthyer aty disa minuta më vonë me një armë në dorë, me të cilën ka qëlluar 33-vjeçarin Selmani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur