LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Patrioti i rrejshëm Gruevski dhe korrierët mediatik nuk kanë respekt as për festën fetare

LSDM: Patrioti i rrejshëm Gruevski dhe korrierët mediatik nuk kanë respekt as për festën fetare

„Korrierët mediatik të Nikola Gruevskit, të paguar me paratë e qytetarëve, nuk kanë respekt as për festën më të madhe ortodokse Pashkët. Si për Nikola Gruevskin ashtu edhe për “Kurir” nuk ka asgjë të shenjtë, e përdhosin festën me të pavërteta dhe i nënçmojnë qytetarët e konfesionit ortodoks, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët e dinë. Maqedonia demokratike, e udhëhequr nga Zoran Zaevi, do ta kthejë qetësinë, paqen dhe unitetin te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

LSDM ndërton një Maqedoni unitare, unike, një shoqëri për të gjithë. LSDM ndërton një shoqëri të qytetarëve të barabartë të cilët do të jetojnë në një shtet të sigurt, të drejtë.
Kreatorët e krizës shtetërore, politike dhe ekonomike në Maqedoni, Nikola Gruevski dhe VMRO-DPMNE, janë patriot të rrejshëm të cilët përpos pasurimit personal, për 10 vite nuk kanë menduar për asgjë tjetër.


Zgjedhjet kriminale, mosrespektimi i vullnetit të lirë të qytetarëve, keqpërdorimi brutal i qeverisë dhe grabitja e paparë e parave të qytetarëve. Prandaj Nikola Gruevski fshihet prapa patriotizmit të rrejshëm, sajon armiq aty ku nuk ka, duke i bllokuar integrimet BE, duke i rrënuar marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.

Frikën nga ballafaqimi me përgjegjësinë për kriminalin, Nikola Gruevski dëshiron ta fsheh përmes porosive me droje të korrierëve mediatik për sajimin e përrallëzave për federalizim, madje edhe në ditë feste fetare.

Nikola Gruevski që moti nuk mund ti frikojë qytetarët. Ka një numër të madh shembujsh për patriotizmin e rrejshëm të Nikola Gruevskit në dëm të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Opinioni pa dhe dëgjoi që patrioti i rrejshëm Nikola Gruevski, me kushëririn Sasho Mijalkov dhe biznes partnerin e tyre Manolis nga Greqia, kanë bërë pazar pas kuintave për emrin kushtetues të Maqedonisë dhe kanë biseduar për çështje të identitetit.
Gjithçka u bë e qartë më 16 maj të vitit 2015 përmes “E vërteta për Maqedoninë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori