Banka Botërore (BB) përmes një njoftimi thekson se i vazhdon të gjithë aktivitetet e saj në Maqedoni dhe së bashku me vendin punon në krijimin e standardit më të mirë jetësor të të gjithë qytetarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
– Që nga viti 1994 Banka botërore është partner i fuqishëm i Maqedonisë, që së bashku me vendin punon në krijimin e standardeve më të mira jetësore për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe i përkrah aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë kësaj periudhe, Banka botërore ka siguruar ndihmë teknike dhe ka financuar 63 projekte në Maqedoni në vlerë prej mbi 2 milionë dollarë. Banka botërore i vazhdon aktivitetet në Maqedoni, duke punuar së bashku me qeverinë aktuale teknike në suaza të mandatit të saj, thuhet në njoftimin e BB.
Në të shtohet që portofoli i tanishëm përbëhet prej tetë projekteve investuese në vlerë prej 378 milionë dollarësh, të cilët janë në proces të zbatimit.
– Të gjithë projektet e financuara nga Banka botërore, përfshi edhe Projektin e parë për përmirësimin e shërbimeve komunale, Projektin për zhvillim të aftësive dhe përkrahje të novacioneve, Projektin për transferim të kushtëzuar të parave, Projektin për mbindërtim të rrugëve, Projektin për rehabilitimin e rrugëve, si dhe Projektin energjetik (ECSEE APL3) janë në rrjedhë e sipër, pagesa është në nivel të kënaqshëm dhe projektet janë në rrugë të arritjes së rezultateve të planifikuara. Në mënyrë plotësuese, në janar të vitit 2016, Banka botërore ka aprovuar projekt në vlerë prej 28 milion dollarësh për përkrahje të Projektit të dytë për përmirësim të shërbimeve komunale (MSIP2). MSIP2 do të sigurojë hua individuale për komunat dedikuar për investime infrastrukturore, siç janë furnizimi me ujë, kanalizimi, menaxhimi me mbeturina të ngurta, rrugët lokale, përmirësimi i efikasitetin energjetik të ndërtesave komunale dhe infrastrukturës tjetër komunale me prioritet të lartë, që do të ndikojë në mirëqenien e banorëve dhe efikasitetin e shërbimeve. Këto hua janë të lidhura me transparencën buxhetore dhe përgjegjësinë e pushtetit lokal ndaj qytetarëve të vetë thuhet në njoftimin e Bankës botërore.
BB po ashtu thekson se me këtë projekt do të prezantohet një grand komponentë për përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës për të varfrit dhe bashkësitë e margjinalizuara në komunat e Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë