Ja çka ndodhi në Ukrainë, që aludohet se do t’i ndodh edhe Maqedonisë (Foto/Video)
93 ditë revolucion në qendër të Kievit. 93 ditë protesta masive ku një milion njerëz protestonin orientimin e qeverisë ukrainase drejt Rusisë dhe jo drejt Evropës. Gjithë mbaroi me dorëheqjen e presidentit Viktor Yanukovych i cili iki në Rusi dhe ju miratua azil politik nga presidenti rus Vladimir Putin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Ukrainë për 93 ditë pati 125 viktima ku shumica ishin protestues. Gjithashtu pati 1811 persona të lënduar ndërsa mbi 200 persona janë ende të zhdukur.
Gjatë protestës në Kiev, në sheshin Meidan pati përleshje të përgjakshme mes protestuesve dhe forcave speciale Berkut të mbështetur nga policia. Në ditët e 40, policia dhe njësia speciale Berkut në vend të plumbave të gomës përdori plumba balistik që shkaktoi vdekjen e protestuesve.
Protestat në Kiev mbaruan më 22 shkurt, disa orë pas ikjes së Viktor Yanukovych nga Ukraina. U nënshkruajt marrëveshje e parlamentit ukrainas me Bashkimin Evropian për orientimin e shtetit kah Evropa. Kjo ju dha shpresë protestuesve por pastaj Rusia sulmoi Ukrainën dhe pushtoi Krimenë.
Nga ana tjetër kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti më 25 dhjetor 2014 tha se Ukraina për Maqedoninë nuk është larg, nëse vendi nuk orientohet kah NATO dhe BE. “Anëtarësimi në NATO jo vetëm që prodhon marrëdhënie të mira ndëretnike, por edhe ndër-fqinjësore, dhe në tërë rajonin e Ballkanit perëndimor, sepse nuk është larg Ukraina, që në çdo kohë duhet ta kujtojmë se ç’ngjarje dhe ç’zhvillime ndodhin në Ukrainë. Të pakëndshme dhe të papëlqyeshme për askënd. Deri më tani rreth 5 mijë njerëz të vrarë” tha Ali Ahemti.
https://www.youtube.com/watch?v=QRM5Vm637cY
Dje (24 Prill, 2016), Ali Ahmeti për gazetën Der Standard tha ”Kur e përmenda unë Ukrainën shumë njerëz e morën si shaka.” Duke vazhduar me bindje se Maqedonia është shumë afër Ukrainës. ”Ka 14 muaj që unë e kam thënë se Ukraina nuk është larg nesh. E kam thënë që duhet të punojmë bashkarisht, për të dalur nga kriza politike dhe të thellojmë marrëdhëniet ndëretnike. Megjithatë në atë kohë shumë politikanë i morrën fjalët e mia si shaka. Gjërat nuk ecin në drejtimin e duhur, dhe nuk besoj, që problemi ekziston vetëm në Maqedoni. Kriza është edhe përtej Maqedonisë.” tha Ahmeti për Der Standard.
Gjithashtu lexo: Çfarë ka menduar Ali Ahmeti kur në dhjetor 2014 tha: Ukraina nuk është larg! (Video)
Manifesti maqedonas, organizatë pro-qeveritare në Maqedoni dje e arsyetoji vendimin e Presidentit Ivanov për faljen krimeve nga 56 politikanë në Maqedoni. “Presidenti Ivanov ka ndërmarrë një hap historik. Ka parandaluar skenar ukrainas, sepse alternativa e asaj ishte lufta qytetare. Ky ishte pikërisht rasti që të vihet deri në një përplasje mes qytetarëve sepse qëllimi i faktorit ndërkombëtar dhe i Prokurorisë Speciale Publike është që të rrëzohet kjo Qeveri e cila nuk është kooperative, e cila nuk dëshiron të kapitulloj dhe ta ndërroj emrin” duke përmendur edhe një herë skenarin Ukrainas për Maqedoninë.
Gjithashtu lexo: Risto Nikovski: Vendimi i presidentit Ivonov për falje ka parandaluar luftë civile
Sot është dita e 12 e protestave të ”Revolucionit Laraman” në Maqedoni dhe deri tani ka pasur mbi 10.000 protestues nëpër shumë qytete të Maqedonisë. Pa protesta nuk mbetën as shqiptarët që protestuan në Shkup, Gostivar dhe sot në Tetovë.
Mbetet të shihet a do të ketë zgjidhje për protestat në Maqedoni, apo do të drejtohet vendi kah paralajmërimet e bëra më para, se Maqedonia shkon drejt gjendjes së kaosit si në Ukrainë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj