LAJMI I FUNDIT:

Risto Nikovski: Vendimi i presidentit Ivonov për falje ka parandaluar luftë civile

Risto Nikovski: Vendimi i presidentit Ivonov për falje ka parandaluar luftë civile

Vendimi i presidentit Ivonov për falje ka parandaluar luftë civile. Kështu ka vlerësuar ish-ambasadori Risto Nikovski, gjatë tryezës së rrumbullakët me temë “Mbrojtje e pavarësisë së Maqedonisë, emrit dhe identitetit” të organizuar nga Manifesti maqedonas. Sipas tij, nëse do të arrestohej kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, atëherë askush nuk do të mund ta parandalonte luftën qytetare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Presidenti Ivanov ka ndërmarrë një hap historik. Ka parandaluar skenar ukrainas, sepse alternativa e asaj ishte lufta qytetare. Ky ishte pikërisht rasti që të vihet deri në një përplasje mes qytetarëve sepse qëllimi i faktorit ndërkombëtar dhe i Prokurorisë Speciale Publike është që të rrëzohet kjo Qeveri e cila nuk është kooperative, e cila nuk dëshiron të kapitulloj dhe ta ndërroj emrin”, citon Tv Shenja deklaratën e Risto Nikovski, ish-diplomat.


Nikovski e ka përsëritur edhe një herë se 70 % e projektit ë Shqipërisë së Madhe është realizuar pas pavarësisë së Kosovës.

“E gjithë kjo që ndodh dy viteve të fundit është vetëm finalizim i skenarit që zbatohet me një ambicie shumë të madhe dhe nëse në vitin 2001 kishte tentim që përmes shqiptarëve dhe Kosovës të shkatërrohet Maqedonia, tani tentojnë që ta bëjnë nëpërmjet maqedonasve”, ka shtuar Nikovski.

Ndërkohë, panelisti tjetër, profesori Toni Naunovski, tha se nuk duhet lejuar në asnjë kusht çfarë do qoftë ndryshimi të emrit të shtetit e aq më pak të identitetit.

“Ne nuk guxojmë të lejojmë atë qa ata e duan e ajo është që të na imponojnë histori të re, gjegjësisht të na asgjësojnë në aspektin historik. Shumë herë është thënë qartë nga armiq të ndryshëm të Maqedonisë dhe popullit maqedonas që ai është qëllimi i tyre”, ka thënë Toni Naunovski.

Pjesëmarrësit në këtë debat konstatuan se zgjedhjet duhet të mbahen me çdo kusht më 5 qershor, të kthehet rendi në shtet dhe të kthehet autenticiteti kushtetues i vendit./Telegrafi/