LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Ky titull po aq i bukur sa ai para pesë vitesh

Buffon: Ky titull po aq i bukur sa ai para pesë vitesh

Gianluigi Buffon beson se titulli i sivjetmë do të jetë po aq i bukur sa ai para pesë vitesh.

Fitorja prej 2-1 ndaj Fiorentinas e ka afruar Zonjën e Vjetër me vetëm një pikë pranë kurorëzimit për të pestën herë radhazi kampion i Serie A.

Në fund të ndeshjes ndaj Violas, kapiteni mbrojti penaltinë e Nikola Kalinicit dhe shansin e Federico Bernardeschit, për t’ia siguruar triumfin skuadrës.

“Është e çuditshme, dy vite më parë bëra diçka të ngjashme në Genoa, prandaj këto janë dy mbrojtje vendimtare”.

“Mendoj se kjo Scudetto është po aq e bukur si ajo që fituam para pesë vitesh. Kjo fitore tregoi fuqinë që kemi në aspektin teknik dhe të karakterit”.

“Ne nuk dorëzohemi asnjëherë, duam të vazhdojmë t’i mahnitim njerëzit, qofshim të rinj apo të moshuar, gjithmonë duke e respektua kundërshtarin”, ka deklaruar Gigi. /Telegrafi/