LAJMI I FUNDIT:

Barca zbraz gjithë mllefin mbi Deportivon (Video)

Barca zbraz gjithë mllefin mbi Deportivon (Video)

Barcelona e ka nëpërkëmbur Deportivo La Corunan para tifozëve në Estadio Municipal de Riazor, ku ka fituar me rezultat 8-0.

Luis Suarez e nisi serinë e golave pas një asistimi të Rakitic (11’) dhe jo shumë minuta më pas, uruguaiani e dyfishoi avantazhin (24’). Kësaj radhe asistoi Messi.

suarez1


Me të filluar gjysma e dytë, Blaugranët shënuan edhe golin e tretë. Pas dy golave të shënuar në pjesën e parë, kësaj radhe Suarez erdhi me një asistim fantastik. Uruguaiani harkoi mrekullueshëm në zonë dhe Ivan Rakitic goditi me vole (47’).

Menjëherë pas, Luis Suarez e kompletoi het-trikun, ndërsa Messi ishte asistues (53’). Ai nuk u ndal me kaq, por shënoi edhe golin e katërt personal në këtë sfidë. Uruguaiani pranoi një asistim nga Neymar dhe në tentativën e dytë realizoi (64’).

Më pas i erdhi radha të shënonte edhe Lionel Messit, ndërsa Suarez asistoi (73’). Në vazhdimi shënoi edhe Marc Bartra (79’) dhe pastaj Neymar (81’).

Barcelona vazhdon te jetë lider në La Liga dhe numëron 79 pikë, ndërsa pret gabimin e përcjellësve Atletico Madrid dhe Real Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Kalo në kategori