Në Kosovë zyrtarisht janë të punësuar 297 mijë e 466 punëtorë. Ky është numri i punonjësve të cilët japin kontributin në Trustin Pensional të Kosovës, përfshirë sektorin privat dhe publik.
Ndërsa numri i përgjithshëm i llogarive aktive duke përfshirë këtu edhe pensionistët, arrin në mbi 507 mijë kontribut-dhënës. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi.
“507, 963 llogari kanë qenë gjithsej deri në fund të dhjetorit 2015. Kontribuues aktivë që kanë kontribuar gjatë vitit kanë qenë 297, 466 punonjës. Këta janë ata që kanë kontribuar gjatë vitit për një periudhë të caktuar dhe pa marrë parasysh shumën. Diferenca kuptohet është në numrin e atyre kontribuuesve që nuk kanë kontribuar gjatë vitit. Këto janë të gjitha llogaritë e hapura prej themelimit të institucionit deri më ketë datë. Kaq kanë qenë në total nga të cilët ka edhe të pensionuar. Kjo është bruto numri i llogarive që janë hapur deri në atë moment”, tha Demi, raporton KP.
Të gjithë këta kontribut-dhënës me llogari aktive, përveç që mbushin fondet e tyre pensionale, janë të detyruar të paguajnë për mirëmbajtjen e llogarive. Nga pagesat e mirëmbajtjes ndahen edhe pagat prej afro gjysmë milioni euro për 26 punonjësit e Trustit Pensional të Kosovës.
Kjo pasi që Trusti, për një vit, për secilin kontribut-dhënës merr nga 0.05 për qind të kontributit për mirëmbajtje të llogarisë të regjistruar në Trust.
Nga ana tjetër, pagat e 26 punonjësve të këtij institucioni përllogariten të jenë më të lartat në vend. Duke u bazuar në formularin e deklaruar tek Agjencia e Kundër Korrupsionit, vetëm drejtori menaxhues i Trustit, Ardian Zalli, në vit paguhet nga ky institucion plotë 62 mijë euro.
Zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi, ka arsyetuar pagat e larta që i marrin menaxherët në Trust, duke thënë se përgjegjësia dhe puna e tyre si zyrtarë financiar nuk mund të lidhet me punën e një zyrtari tjetër, përfshirë edhe ata politikë. Sipas tij, menaxhimi i fondeve është sektorë më i ndjeshëm.
Ai po ashtu ka thënë se nga viti 2015, Trusti Pensional i ndalon nga 20 centë në vit prej secilit kontribut-dhënës e që këto mjete shfrytëzohen për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me investimet e mjeteve pensionale dhe për shpenzimet operative të Trustit duke përfshirë edhe pagat e tyre.
“Çështja është se tek ne diskutohet sa po merr individi, jo sa po ju kushton personit. Çështja është që ta krahasoni sa ju kushton ky institucion, secilit individ i kushton mesatarisht 20 cent për operim dhe a është kjo pak apo shumë tani a merr një filan fisteku kaq para dhe a është kjo e krahasueshme me pag ën e presidentit kjo do një analizë dhe një debat komplet ndryshe. Sepse sektori ku operon Fondi Pensional është sektori financiar ku pagat janë ndryshe nga sektorët e tjerë, pastaj krahasimi me institucionet publike dhe postet politike nuk është i mundshëm, nuk është real. Vitin 2015 Fondi i Kursimeve Pensionale ka ndalur 0,48.5 për qind nga mjetet nën menaxhim për investimin e mjeteve në tregjet financiare, nga ku janë siguruar rreth 30 milionë euro kthim bruto nga investimet dhe janë ndalur. Nga kjo pjesë është edhe pjesa për operim, që nënkupton qeraja, pagat, të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e llogarive”, tha Demi.
Sipas zëdhënësit të Trustit, Kosova është vendi që aplikon tarifën më të ulët të mirëmbajtjes së llogarive të kontribut-dhënësve, pasi siç thotë Demi, vendet në rajon kanë tarifë tjetër.
Shembull, Maqedonia aplikon tarifën prej 0.48 për qind, Bullgaria 0.95 përqind d eri në 1 përqind.
Përndryshe tarifa që aplikohet për kontribut-dhënësit kosovarë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si e tillë së fundmi ka pas vërejtje e ankesa për shkak të përqindjes së lartë për pagat që u duhet të mbulojnë çmimet në rritje në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker