LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: VV-ja nuk e di se çka është Kushtetua!

Gecaj: VV-ja nuk e di se çka është Kushtetua!

Qeveria e Kosovës është e vendosur që mos të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në veri të Mitrovicës, por vetëm “grumbullim të votave”, ka thënë për Telegrafin, zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me OSBE-në, sepse kërkesat nga Republika e Serbisë që t’ju mundësohet qytetarëve serbë të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet e tyre parlamentare ka ardhur përmes OSBE-së. Ne nuk kemi lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të tipit klasik. Do të jenë disa qendra grumbulluese ku qytetarëve të Kosovës që kanë dyshtetësi u mundësohet që të japin votën”, ka thënë Gecaj.

Ai ka shtuar se këto qendra grumbulluese do të mbikëqyren dhe organizohen nga OSBE-ja.


“Nuk do të ketë involvim të organeve zgjedhore të Kosovës e as të Serbisë”, u shpreh Gecaj.

Lidhur me deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në funksion të Kushtetutës së Serbisë, Gecaj ka deklaruar se Vetëvendosje nuk e di se çka është Kushtetuta.

“Vetëvendosje ka treguar se nuk e di fare se çka është Kushtetuta. Kjo nuk ka të bëjë me çështje kushtetuese po me respektimin e të drejtës së qytetarëve të Kosovës me dyshtetësi.Një praktikë të tillë e kanë mbi 100 shtete. P.sh., SHBA-të kanë lejuar grumbullimin e votimeve të tilla në zgjedhjet e Rusisë. Nuk ka kurrfarë shkelje të normave apo të praktikës ndërkombëtare të zgjedhjeve”, tha Gecaj.

Në anën tjetër, Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, ka thënë për Telegrafin se mbajtja e këtyre zgjedhjeve mund të kërcënojë sigurinë e qytetarëve.

“Së pari, nuk mund të flitet fare për zgjedhje të lira dhe demokratike, sepse janë pa mbikëqyrje shtetërore dhe pa angazhim të shoqërisë civile. Si të tilla, zgjedhjet jodemokratike mund të kërcënojnë sigurinë e qytetarëve dhe për këtë përgjegjësia bie direkt mbi Qeverinë e Kosovës”, u shpreh Ramadani. “Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë jodemokratike dhe nuk përkojnë me praktikat e parimit të dyshtetësisë. Ato shkelin politikat nacionale të sigurisë dhe janë në kundërshtim me qëllimet dhe vizionin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës”, tha Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori