Një rrugë me pluhur të çon në Bucca. Nga qyteti i dytë më i madh irakian, Basra deri në Bucca janë vetëm 94 kilometra, por askund nuk sheh ndonjë tabelë që të sinjalizon vendin e burgut të dikurshëm më të madh të Irakut.
Duhet të pyesësh banorët. Papritur në mesin e shkretëtirës shfaqen fusha të gjelbra në anë të rrugës: Ullinj dhe portokalle: Një kullë vëzhgimi, mure betoni e një postbllok: “Po”, thotë roja, “kjo është Bucca”.
Ndërkohë që në ndërtesën e dikurshme të administratës amerikane ka zënë vend një firmë logjistike nga Basra, qelitë e burgut po përdoren nga një njësi e ushtrisë irakiane.
Nuk ka ndryshuar gati asgjë, qëkur amerikanët u larguan nga ky kamp në fundin e vitit 2009.
Asgjë nuk është shkatërruar, siç është raportuar në media.
Aty gjen edhe sheshin kryesor me projektorë të mëdhenj, ku bënin shëtitjen e ditës të burgosurit. Më pas barakat që mbanin secila rreth 200 të burgosur brenda.
Në kohën kur Marvan shërbeu për katër vjet tek Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në Bucca, në burg qëndronin 30.000 vetë.
Disa qëndruan për vite, disa pak muaj, e të tjerë vetëm disa javë.
Sa kohë qëndroi këtu koka e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, Abu-Bakr al-Bagdadi nuk mund të thuhet me saktësi.
Ka burime që thonë se ai qëndroi vetëm katër muaj, të tjerë thonë disa vjet. Ka gjasë që kreu i IS-it të jetë burgosur disa herë.
“Arrestimet kryesore janë bërë nga viti 2007 dhe 2008”, thotë Marvan që nuk do të përmendë emrin e plotë.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka premtuar heshtje, punonjësit e tij punojnë në ilegalitet.
Marvani vetë ishte përgjegjës për vizitat që iu bëheshin të burgosurve nga familjet që bënin rrugë të gjatë. Dy vjet me radhë ka negociuar ai me pushtuesit amerikanë e britanikë derisa sa iu mundësua të hynte e jetonte në ndërtesën e administratës.
Në fillim ka pasur vetëm sunitë
“Shumica e të burgosurve vinin nga rajonet sunite, që sot kontrollohen nga IS-i: Ramadi, Falluxha, Salahudin, Dijala dhe Nineva.
Edhe rezistenca kundër amerikanëve e pati origjinën e saj tek popullsia sunite.
Gati përditë shpërthenin bomba të atentatorëve vetëvrasës apo lëndë eksplozive për të vrarë amerikanë e ata që punonin bashkë me ta.
Bucca ishte burgu i rebelëve, që konkurronin mes tyre se kush kishte vrarë më shumë njerëz: “Kam vrarë 300 prej tyre”, citon Marvan një nga fjalitë e të burgosurve.
Deri në vitin 2007 në këtë burg gjeje vetëm sunitë. Kur filloi lufta qytetare erdhën të burgosur shiitë.
Para barakave ata qëndronin të gjithë të veshur me kostumet e verdha: kasta drejtuese e “Shtetit Islamik” përreth strategut dhe ideologut të vrarë në vitin 2014 në Siri, Haji Bakr, simpatizantë e anëtarë të terrorit sunit të Al-Kaidës, ish-oficerë sekretë të Sadam Huseinit, dhëndri i tij, ish-ministri i Brendshëm, dhe në fund edhe krerë të rezistencës shiite dhe milicisë së tyre.
Në Bucca skicoheshin plane, diskutoheshin ideologji, krijoheshin aleanca, ujdi për kalifatin. “Sunitët duhej të ndaheshin nga shiitët”, kujton anëtari i Kryqit të Kuq, Marvan. “Ndryshe do të kishim edhe në burg luftë civile.”
Në një nga rrugët anësore në breg të Shat-Al-Arab në Basra rri ulur në zyrën e tij, Saad Abdulla-Al Fatlavi dhe rrotullon në gishta tespihet.
Abu-Khaled, siç e thërrasin miqtë, ka qenë dy vjet në burgun e Buccas. Tani ai shet udhëtime në Iran, si punë dytësore ai lufton krah milicisë Hizbollah kundër IS-it dhe Abu-Bakr-Al Bagdadit në frontin e Samarës, aty ku filloi konflikti mes sunitëve dhe shiitëve para dhjetë vjetësh.
Tani ai është përhapur në të gjithë rajonin- “Bucca ishte për mua një varrezë e të mbijetuarve”, e komenton ai kohën në burgun amerikan.
“Ata erdhën natën me helikopter, thyen derën e shtëpisë më futën pistoletën në gojë, më lidhën duart në banjo dhe më goditën në gjunjë”, rrëfen 47 vjeçari arrestimin e tij nga ushtarë britanikë e amerikanë.
“Ata erdhën drejt e tek unë e më akuzuan si burim i mbledhjes së parave për Hizbollahun. Duhej të jepja informacione, të tradhtoja shokët.” Hetimi u bë në Bagdag, pastaj Al-Fatlavi u zhvendos në Bucca, në burg ndodhej ndërkohë, al-Bagdadi dhe “trupa” e tij, rrëfen ish-i burgosuri.
Kur amerikanët filluan të tërhiqen nga Iraku, nga shtatori 2009 ata filluan të boshatisnin njëri-pas tjetrit burgjet: Në intervale të rregullta 170 të burgosur dërgoheshin në Bagdad. Vetëm 250 iu kaluan qeverisë irakiane.
Ndër ta ishin kryesisht përfaqësues të lartë të regjimit të Sadam Huseinit, si ish-ministri i Jashtëm, Tarek Azis. Të tjerëve iu jepej liria me një “happy bus”.
Saad Abdulla-Al Fatlavi u kthye fillimisht tek dy gratë dhe pesë djemtë e tij në Basra.
Abu Bakr al-Bagdadi krijoi një vit më vonë organizatën ISIS – “Shteti Islamik në Irak dhe Siri”.
Ndërkohë IS-i ka vënë nën kontrollin e tij pjesë të mëdha të Irakut dhe ka shpallur kalifatin. Edhe Hizbollahu i Fatlavit është kthyer në një nga milicitë shiite më të fuqishme.
“Në Bucca të gjithë u bënë ata që janë sot”, i komenton ish-punonjësi i Kryqit të Kuq, zhvillimet në Irak. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane – rusët krijojnë radhë të gjata para bankave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_6-15-380x233.jpg)
Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane – rusët krijojnë radhë të gjata para bankave
![Trazira të mëdha në Buenos Aires pasi presidenti argjentinas njoftoi ulje të pensioneve dhe pagave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_4-12-380x233.png)
Trazira të mëdha në Buenos Aires pasi presidenti argjentinas njoftoi ulje të pensioneve dhe pagave
![Përleshje në parlamentin italian, një nga deputetët bëhet për ndihmën e shpejtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-52-380x233.jpg)
Përleshje në parlamentin italian, një nga deputetët bëhet për ndihmën e shpejtë
![Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-47-380x233.jpg)
Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë
![Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-32-380x233.jpg)
Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?
![Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë - ky ishte mesazhi fundit para se të vritet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-37-380x233.jpg)
Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë - ky ishte mesazhi fundit para se të vritet
![Përleshje në parlamentin italian, një nga deputetët bëhet për ndihmën e shpejtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-52-380x233.jpg)
Përleshje në parlamentin italian, një nga deputetët bëhet për ndihmën e shpejtë
![Braziliania dërgoi një person me aftësi të kufizuara në një bankomat dhe më pas bëri diçka të tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-48-380x233.jpg)
Braziliania dërgoi një person me aftësi të kufizuara në një bankomat dhe më pas bëri diçka të tmerrshme
![Mrekulli në Francë - një nëntëvjeçare mund të bëhet studente në një universitet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shutterstock_143627581-scaled-1-380x233.jpg)
Mrekulli në Francë - një nëntëvjeçare mund të bëhet studente në një universitet
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë - ky ishte mesazhi fundit para se të vritet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-37-380x233.jpg)
Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë - ky ishte mesazhi fundit para se të vritet
![Laporta: Jemi klubi më i mirë në botë, kemi 48 Liga të Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/laporta.jpeg)
Laporta: Jemi klubi më i mirë në botë, kemi 48 Liga të Kampionëve
![Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-32-380x233.jpg)
Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?
![Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/parashikuesja-380x233.jpg)
Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut
![Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/20211213_EP-123177C_STP_431-768x512-1-380x233.jpg)
Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian
![Real Madridi interesohet për yllin e Ligës Premier pasi Ancelotti kërkon të ndërtojë super ekip](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/real-1-380x233.png)
Real Madridi interesohet për yllin e Ligës Premier pasi Ancelotti kërkon të ndërtojë super ekip