LAJMI I FUNDIT:

Henry i impresionuar nga Zidane pas El Clasicos

Henry i impresionuar nga Zidane pas El Clasicos

Thierry Henry ka komplimentuar Zinedine Zidanen dhe qasjen e tij taktike në fitoren ndaj Barcelonës prej 2-1 në Camp Nou.

Real Madridi u kthye nga disavantazhi në pjesën e dytë për ta fituar sfidën e zhvilluar në Camp Nou. Dhe kjo, i ka pëlqeyr Henryt.

“Më pëlqeu se si Zidane e radhiti ekipin. Ata nuk ishin të frikësuar, ata bënë presion kur është dashur dhe mbajtën kompaktësinë edhe kur ishin duke humbur”.


“Ata e kthyen lojën nga presioni, në presion ndaj kundërshtarit dhe janë dukur me balanc. Zidane e kuptoi se ai është dashur të kujdeset për mesfushën, sidomos ndaj Barcelonës. Njerëzit kanë dashur të dijnë nëse ai do të bëjë diçka taktikisht ndaj Barcelonës dhe ai e bëri këtë”.

“Sërish, mendoj se puna për titull është e kryer. Duke e njohur Barcelonën, jam i bindur se ata do të jenë kampionë. Por, kjo fitore mund të nxisë dyshime në ndeshjet e radhës”.

“Reali meritoi fitoren. Në pjesën e dytë ata ishin më të mirë, edhe kur ishin duke humbur, e edhe kur ishin me një lojtar më pak. Real Madridi tash ka shumë vetbesim, teksa Barca kundërshtarin e radhës e ka Atletico Madridin”, u shpreh Henry. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Premier League
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Barcelona mund ta arrijë ‘transferimin e pamundur’ – por duhet të bëjnë një sakrificë

Barcelona mund ta arrijë ‘transferimin e pamundur’ – por duhet të bëjnë një sakrificë

La Liga
Caktohet gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve

Caktohet gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori