LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen të rënët në demostratat e vitit 1981

Përkujtohen të rënët në demostratat e vitit 1981

​Tash e 35 vite kujtohen demostratat e dy prillit të vitit 1981. Shkëndijat e para që i ndezën studentët e Universitet të Prishtinës, më 11 dhe 26 mars, u përhapën në të gjithë Kosovën më 1 dhe 2 prill.

Rezistenca e tyre i parapriu të gjitha çështjeve të pazgjidhura etnike. Demonstrata e viteve ’80, konsideroheshin si demonstrata më të mëdha të Gadishullit Ballkanit dhe të Evropës Lindore pas Luftës së dytë botërore. 2 prilli u shpall si një gjendje e jashtëzakonshëm, ku ranë edhe dy prej demonstruesve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.


Përfaqësues të Komunës së Prishtinës së bashku më Shoqatën e të Burgosurve Politik dhe me Shoqatën e Familjarëve të Heronjëve e të Dëshmorëve, sot vizituan pikat ku këta demonstrues dhanë jetën për pakënaqësitë dhe diskriminimin e shqiptarëve në kohën e sundimit serb.

Familjari i Naser Hajrizit, Jahir Hajrizi kujton atë si një trim i cili e dha jetën e tij për pakënaqësitë dhe diskriminimin që iu është bërë shqiptarëve gjatë asaj periudhe.

“Sot e 35 vite, ky shesh këtu nuk ishte i zbrazët siç duket tani por ishte plot e përplot, ku nuk mund të hedhje as gjilpërën që të mos bijë mbi koka të njerëzve. Ishte plot e përplot demonstrues të cilët shprehnin pakënaqësinë, revoltën e tyre për vuajtjet dhe diskriminimin që i bëri shqiptarëve të Kosovës nga regjimi aktual i kohës nga ish-Jugosllavia. Në këtë vend në ballë të demonstratave, më dy prill të vitit 1981, bie Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, të cilët goditën nga plumbat e ushtrisë jugosllave, të cilët ishin të pozicionuar në këtë ndërtesë që sot aktualisht është ndërtesë e Qeveris së Republikës së Kosovës”, tha Hajrizi.

Ai shtoi se pikërisht për atë që përmendi Qeverinëe Kosovës ata ranë për të drejtat legjitime të popullit të vetë që i mohoheshin në të gjitha aspektet.

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori