Të gjithëve ju është e njohur se sa është i rëndësishëm shoqërimi për të ndierë kënaqësinë e jetës, mirëpo ekziston një kufi.
Individëve shumë inteligjentë nuk u bëjnë mirë kontaktet sociale, tregon hulumtimi i ekspertëve Satoshi Kanazava dhe Norman Li.
Në rrënjët e lumturisë së njeriut modern janë të gjitha gjërat të cilat e bëjnë të kënaqur paraardhësin tonë, theksojnë shkencëtarët, duke e quajtur këtë “savanë teorie”.
Interaksioni social i cili ka qenë kyç për mbijetesën në bashkësitë gjuetare-mbledhëse, mirëpo edhe hapësira gjithashtu ka qenë e rëndësishme, transmeton Telegrafi.
Për ta testuar këtë teori, shkencëtarët kanë analizuar kënaqësinë me jetën të të intervistuarve të moshës 18 deri 28 vjeç.
Janë fokusuar në dy aspekte të cilat, thonë ata, ndajnë jetën e njeriut modern me atë të njeriut të mëparshëm – dendësia e popullzimit dhe shpeshtësia e takimit me miqtë.
Gjë që është pritur, njerëzit në zonat urbane kanë qenë më të pakënaqur me jetën nga ata të cilët kanë banuar në qytete të vogla.
Kur është fjala për aspektin e gjatë, lumturia është rritur tek ata të cilët shpesh janë shoqëruar me miqtë. Mirëpo, jo edhe kur është fjala për individë shumë inteligjentë, të cilëve kontaktet e shpeshta u krijojnë pakënaqësi.
Shkencëtarët thonë që ekziston një hendek midis mënyrës në të cilën kemi evoluuar dhe dinamikës së jetës moderne.
Njerëzit shumë të mençur u përshtaten më lehtë sfidave të jetës moderne dhe më lehtë e kanë që t’i çrrënjosin shprehitë e të parëve, në mënyrë që të shkojnë përpara, andaj kjo është edhe arsyeja që ata nuk i duan kontaktet e shpeshta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMë e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!
Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi
Disa fantazi kënaqësie që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë
Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt
Pesë hile që kënaqësia të zgjasë sa të doni ju!
"Ajo shumë ngadalë - ai shumë shpejt"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare