LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në sulmin e Milanit

Ndryshimet në sulmin e Milanit

Milani mund t’i ofrojë marrëveshje të re Carlos Baccas, por mund ta revolucionarizojë pjesën tjetër të fazës së sulmit.

Kolumbiani është lojtari i vetëm në planet e skuadrës, megjithatë problemet financiare mund ta detyrojnë klubin që ta shesë edhe atë gjatë verës.


Sipas Corriere dello Sport, Rossonerët do të përpiqen të arrijnë marrëveshje me sulmuesin për një kontratë të re, me gjithë interesimin e Bayern Munichut dhe Arsenalit.

Ai aktualisht përfiton 3.5 milionë euro për sezon dhe diku tjetër mund të përfitonte shumë më tepër.

Në ndërkohë pritet largimi i Jeremy Menez, ndërsa është e paqartë e ardhmja e Keisuke Hondas. Mario Balotelli me shumë mundësi nuk do të blihet.

Blerjet e mundshme janë: Leonardo Pavoletti (Genoa), Alessandro Matri (Lazio) e Zlatan Ibrahimovic (PSG). /Telegrafi/