LAJMI I FUNDIT:

Lahi Brahimaj nuk beson se Donika do të shkojë në Vetëvendosje

Lahi Brahimaj nuk beson se Donika do të shkojë në Vetëvendosje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, thotë se vendimi për largimin e Donika Kadaj-Bujupit e ka kuptuar vetëm nga mediat. Ai thotë se Kadaj-Bujupi nuk ka pasur ndonjë pakënaqësi që është folur në parti dhe as që ka ditur kush për vendimin e saj.

“Unë krejt çka di dhe kam marr informata, është kur e kam pa në media, deri në atë moment asnjë gjë nuk kam pas. Në homazhet në Deçan ishte s’më ka thënë gjë, vetëm kur e kam parë ne media. A e kanë ditur të tjerët për vendimin e Donikës, nuk e di. Unë s’kam ditur dhe s’ma ka thënë kush që ka ditur ndonjë gjë”, ka thënë Brahimaj për Indeksonline.


Sipas Brahimajt, është e drejt legjitime që Kadaj-Bujupi të shkojë aty ku e gjen vetën. Por, Brahimaj nuk beson se Kadaj-Bujupi do të përfundojë në Vetëvendosje.

“Ajo është e drejt e saj legjitime. Na jemi demokraci, ajo mund të shkojë kudo që e gjen veten. Sa ka qenë kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së kemi pas bashkëpunim të mirë, asnjë vërejtje nuk e kam dhe nuk kam asnjë paragjykim se ku mund të shkojë. Unë mund të hamendësoj, por nuk besoj se do të shkojë diku tjetër. Më shumë do të qëndrojë e pavarur sesa do të shkojë në ndonjë subjekt politik”.

Ai i ka uruar shumë sukses Kadaj-Bujupit.

“Realisht s’kisha pas qejf të dëgjoj asgjë të keqe për të, por vetëm suksese”.

Ai ka folur edhe për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, që dha sot një deklaratë për gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Brahimaj ka konfirmuar se Haradinajt askush nga AAK-ja nuk i ka kërkuar të gjuaj gaz.

“Ato kanë qenë edhe qëndrime të AAK që zoti Haradinaj të mos gjuaj gaz lotsjellës, dhe asnjë prej ne kolegëve nuk i kemi thënë të gjuaj gaz liderit. Ka gjuajtur Teuta, Pali, Timja të gjithë kanë gjuajtur, por jo lideri”, theksoi Brahimaj.