LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri, opozitës: Po të ishit në pushtet do ta pranonit AKS-në dhe Demarkacionin

Kryeministri, opozitës: Po të ishit në pushtet do ta pranonit AKS-në dhe Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar në emisionin Euro Tribuna në Tribuna Channel, me Menduh Abazin se kauzat e opozitës për kundërshtimin e dy marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, nuk janë kauza reale.

Ai ka thënë se çështja e demarkacionit nuk vërtetohet me deklarata politike, duke shtuar se me këto të fundit mund të rritet vetëm frustrimi dhe pakënaqësia e qytetarëve. Ndërsa, sa i përket çështjes së asociacionit, Mustafa ka thënë se kjo është çështje e përfunduar.

Sipas tij, Asociacioni është obligim ligjor që është trashëguar pasi që siç thotë Mustafa, Gjykata ka thënë që asociacioni duhet të themelohet.


“Edhe po të vinte opozita, edhe Vetëvendosja në pushtet nuk kanë qare pa e zbatu atë ligj sepse duhet me zbatu ligjin ose duhet me shku në Kuvend edhe mi siguru 2/3 e votave në mënyrë që më zhbë”, ka deklaruar kryeministri Mustafa.

Sipas, kryeministrit Mustafa, opozita mund të bëj vërejtje, por Asociacionin dhe Demarkacionin do ta pranonin.

“Këta munden, opozita për arsye politike me bë vërejtje të tilla me i pranu ose mos me i pranu, por unë e garantoj edhe opozitën edhe qytetarët që nesër po të ishin ata në pushtet, do të jenë ata që të parët prapë do ta bënin edhe njërën edhe tjetrën”, ka thënë Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Politikë
Kalo në kategori