LAJMI I FUNDIT:

Moura në radarin e Liverpoolit

Moura në radarin e Liverpoolit

Jurgen Klopp është duke e monitoruar situatën e anëtarit të PSG, Lucas Moura.

Sipas italianes sportive, Mercato365, trajneri gjerman i Liverpoolit ka dërguar skautët dhe e ka përgatitur ofertën e duhur drejt mesfushorit me tipare sulmuese të kampionit francez.

Kjo ofertë në fjalë pritet të bëhet gjatë afatit kalimtar veror dhe mendohet se vështirë se do të refuzohet.

Është thënë se Jurgen Klopp është impresionuar jashtëzakonisht shumë nga loja e tij në përballjen e PSG kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/