LAJMI I FUNDIT:

Will.i.am do të publikojë këngë të fshehura të yjeve

Will.i.am do të publikojë këngë të fshehura të yjeve

Këngëtari dhe producenti Will.i.am, ka thënë se ai posedon një thesar në muzikë, e fjalën e ka për shumë këngë të pa publikuara deri më sot, nga yje të mëdhenjë si dy këngëtarët e ndjerë Michael Jackson dhe Whitney Houston si dhe nga yjet Mariah Carey, Rihanna, Nicole Scherzinger, Britney Spears dhe Beyonce.

Gjyqtari i spektaklit televiziv ‘The Voice UK’, ka njoftuar se ai ende nuk është i gatshëm që t’i publikoi në treg këngët e yjeve të lartëpërmendur, mirëpo ato i ruan si sytë e ballit.


Më tej lidhur me regjistrimet e pa publikuara deri më tani will.I.am ka thënë:

“Kur kam punuar me artistë të ndryshëm, ne kemi regjistruar minimum nga gjashtë ose shtatë këngë. Më pas, dy nga ato kanë qenë të pëlqyera më shumë dhe ato i kemi publikuar, ndërsa të tjerat këngë që i kemi regjistruar, unë i ruaj me shumë kujdes.”

Ish anëtari i bendit Black Eyed Peas, will.i.am, nuk ka caktuar ndonjë datë të publikimit të ndonjërës nga këngët të cilat i posedon ai./Telegrafi/.