LAJMI I FUNDIT:

LG G5 vjen me 1 prill (Video)

LG G5 vjen me 1 prill (Video)

Deri më sot është folur shumë për modelin e ri të telefonit të kompanisë LG, gjeneratën e pestë G5, për të cilin është thënë se do të lansohet më 8 prill.

Mirëpo në reklamën e fundit të cilën e ka publikuar LG shihet se kompania e ka vënë datën 1 prill si datë finale të lansimit të telefonit të saj të ri.

Ky model është njëri ndër të parët në kategorinë e telefonave modular, dhe do të përfshijë module të shumta, si për shembull – modulin për kamerë.


LG G5 është mundësuar nga procesori i fundit nga Qualcomm – Snapdragon 820, 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, plus portin për microSD për ruajtje shtesë.

LG G5 është e pajisur me ekranin në 5.3 inç në Quad HD me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve dhe vjen me kamera të avancuar në pjesën e përparme dhe të pasme.

Kamera e përparme e pajisjes është 8MP dhe kamera e pasme vjen me 16MP, plus një gamë të karakteristikave të përparuara që përfshijnë Optical Image Stabilization, Laser Auto Focus dhe më shumë, duke përfshirë edhe Android 6.0.

https://www.youtube.com/watch?v=r0eSXhw1SOw