LAJMI I FUNDIT:

iPhone SE e zëvendëson iPhone 5S

iPhone SE e zëvendëson iPhone 5S

Apple e ka lansuar modelin e ri të telefonit të saj iPhone SE, të cilit ia ka vënë karakteristikat e iPhone 6S me dizajnin e iPhone 5S.

Tani me sa duket Apple e ka ndaluar modelin e mëparshëm iPhone 5S, pasiqë ky model nuk është më në faqen e Apple, sepse është zëvendësuar me iPhone SE.


iPhone i ri më i vogël është i pajisur me një ekran 4 inç që ka një rezolucion prej 1136 x 640 pikselëve dhe procesorin Apple A9 dhe 2GB RAM, si dhe dy opsionet e memories, atë me 16GB dhe 64GB.

Karakteristikat tjera të pajisjes përfshijnë një kamerën e përparme me 1.2MP FaceTime HD dhe kamerën e pasme me 12MP me video 4K, dhe versionin e fundit të sistemit operativ të Apple, iOS 9.3.

iPhone SE tani është telefoni më i lirë nga Apple, që shitet për 399 dollarë për versionin me 16GB dhe për 499 për modelin me 64GB.