LAJMI I FUNDIT:

SHBA i kërkon Rusisë të mos marrë aksione të njëanshme

SHBA i kërkon Rusisë të mos marrë aksione të njëanshme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka bërë thirrje Rusisë që të mos ndërmerr ndonjë aksion të njëanshëm në Siri, në përgjigje të shkeljeve të armëpushimit.

Koloneli Steve Warren, zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ndërmerr sulme kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik dhe forcat e tjera ekstremiste islamike në Siri, tha mbrëmë se “ne në tërësi presim që Rusia të përmbahet nga aksionet e njëanshme dhe të përgjigjet në kundër-propozimet tona” lidhur me shkeljet e armëpushimit në Siri.

Ushtria e Rusisë dje ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara për arritje të pajtueshmërisë për mekanizmin e kontrollit të armëpushimit në Siri, njofton REL.


“Shtyrjet e mëtejshme në implementim të rregullave të pajtuara të reagimit ndaj shkeljeve të regjimit të armëpushimit në Siri janë të papranueshme”, thuhej në një deklaratë të Shtatmadhorisë së ushtrisë ruse.

Në deklaratë, po ashtu, theksohej se Rusia do të vepronte njëanshëm, duke filluar prej sot, nëse nuk do të ketë përgjigje.

Armëpushimi në Siri ka filluar më 27 shkurt dhe kjo ka ndihmuar në mënyrë të rëndësishme në reduktimin e armiqësive.

Në trend Botë

Më shumë
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Azia
Zelensky pas suksesit në Kursk ushtron 'presion' mbi SHBA-të

Zelensky pas suksesit në Kursk ushtron 'presion' mbi SHBA-të

Evropa
Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Evropa
Kalo në kategori