LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e të hyrave ulë nivelin e ekonomisë në të zezë

Agjencia e të hyrave ulë nivelin e ekonomisë në të zezë

Unifikimi i sistemit të mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Kosovës, do të sjell rezultate efektive në luftën kundër korrupsionit, evazionit fiskal dhe ekonomisë së zezë, vlerësojnë ekspertët dhe ish përfaqësues të Doganave të Kosovës.

Autoritetet e Kosovës ditë më parë kanë miratuar bashkimin formal të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganave të Kosovës (DK) në një agjenci të përbashkët të të hyrave.


Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, kanë deklaruar se pas krijimit të bazës ligjore ku parashihet hartimi dhe aprovimi i ligjit për themelimi dhe funksionimin e kësaj agjencie, menjëherë parashihet të fillojë bashkimi formal i këtyre dy institucioneve.

Ndërkohë, funksionalizmi i kësaj agjencie, pritet të bëhet në janar të vitit 2017.

Ish-drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, ka thënë se ideja për themelimin e kësaj agjencie të mbledhjes së të hyrave ka qenë e kamotshme, dhe se ajo do të sjellë përfitime për bizneset.

“Nëse këto dy institucione, Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës do të shkriheshin në dy të vetme, pritjet janë se bizneset do të përfitonin, por edhe vet Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Financave do të kishte më të lehtë të realizonte luftimin kundër evazionit fiskal dhe shmangien e tatimeve tjera të cilat ndodhin në Kosovë”, thekson Huruglica.

Qeveria e Kosovës ka vite që ka vendosur në prioritetet e politikave të saj, parandalimin e ekonomisë joformale.

Ekonomia joformale në Kosovë, sipas qeverisë vendore dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, arrinë deri në 33 për qind.

Kjo, përkthyer në shifra, i bie që 400 deri në 500 milionë euro në vit nuk arkëtohen në buxhetin e shtetit.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Naim Gashi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se krijimi i një agjencie për mbledhjen e të hyrave në aspektin hierarkik, nuk do të ketë ndonjë ndryshim, ndërsa në aspektin praktik, do të bëhet një identifikim më i qartë i kompetencave.

“Unifikimi i sistemit të mbledhjes së të hyrave për arkën e shtetit do të sjell rezultate efektive në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër evazionit fiskal dhe ekonominë në të zezë dhe rrit buxhetin e shtetit, përveç kësaj unifikimi i sistemit të taksave është edhe shkurtimi i procedurave burokratike në rastin e pagesave të taksave”, thotë Gashi.

Naim Gashi, shton po ashtu se krijimi i një Agjencie për mbledhjen e të hyrave është një praktikë e Bashkimit Evropian, kriter i përcaktuar që duhet të praktikojnë institucionet vendore.

Ndryshe, krijimi i kësaj agjencie të përbashkët të të hyrave, sipas institucioneve të Kosovës, bazohet në nevojën për përmirësimin e shërbimit ndaj tatimpaguesve, rritjen e efikasitetit në mbledhjen e tatimeve dhe zvogëlimin e kostove gjatë këtij procesi. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori