LAJMI I FUNDIT:

Turistët që shkojnë në këto vende diktatoriale, duhet t’i dinë këto rregulla të rrezikshme

Turistët që shkojnë në këto vende diktatoriale, duhet t’i dinë këto rregulla të rrezikshme

Mburren me plazhe mahnitëse, trashëgimi kulturore, monumente që të lënë pa mend dhe natyrë magjepsëse. Por, kanë frikë se turistët se mund të jenë spiunë apo agjentë të fshehtë.

Në vende ku ka diktaturë, liria e qytetarëve është e limituar dhe vizitorët e jashtëm mund të përballen me burg nëse e fyejnë liderin, bëjnë fotografi apo për shkak të orientimit të tyre seksuale.

Ekspertët që i kanë vizituar vendet diktatoriale, kanë dhënë këshillat e tyre se si të qëndrohet larg telasheve në një vend si Kuba apo Zimbabve.


Koreja e Veriut

Ky vend me diktaturë totalitare, i ka hapur pak dyert për turistët. Por, ata do të jenë të përcjellur gjatë tërë kohës nga shoqëruesit, derisa shëtisin nëpër Phenian, zonat e çarmatosura kufitare, plazhet apo Malin Paekdu.

Vizitorët duhet të respektojnë liderin Kim Jong-un, ndërsa kritikat, dëmtimi i bustit apo fotografisë së tij qoftë edhe në gazetë, shkakton probleme serioze, transmeton Telegrafi.

Turistët që shkojnë në këtë vend shumë të izoluar, duhet të kenë parasysh se mund të përballen me burg edhe nëse bëjnë një shkelje shumë të vogël. Kështu, në Korenë Veriore është i ndaluar fotografimi i ushtarëve, udhëheqësve shtetërorë dhe vendeve ku është duke u ndërtuar.

Aty është ilegale sjellja e materialeve pornografike, hartave, materialeve të shkruara nga mediet jashtë vendit, GPS-së, radios, telefonit satelitor, apo librave fetar si Kurani apo Bibla.

Kuba

I ka disa nga plazhet më të mira në Karaibe, por turistët që vizitojnë këtë vend me diktaturë ushtarake, duhet të kenë parasysh disa gjëra me rëndësi.

Kuba është vend njëpartiak ku prania e Ushtrisë dhe Policisë është shumë e madhe, ndërsa liria e shprehjes është e kufizuar.

Pushuesit paralajmërohen që të mos bëjnë fjalime publike, të mos mblidhen në grupe të mëdha, të shmangin zonat ushtarake dhe vende tjera të ndaluara.

Meqë homoseksualizmi është i ndaluar, çiftet e gjinisë së njëjtë duhet të kenë kujdes në publik, nëse nuk duan të ndalohen nga Policia.

Tajlanda

Në këtë vend është e ndaluar të kritikohet apo të shpifet për mbretin Bhumibol Adulyadej dhe monarkët tjerë. Po që se shkelet kjo ndalesë, është e dënueshme deri me 15 vite burg.

Por, pa dënim nuk mbetet turisti që proteston, bën propagandë, e fyen ndonjë ushtar apo shërbyes civil, siç është për shembull cicëroni që e shoqëron.

Bartja e narkotikëve është po ashtu e ndaluar, ndërsa ata që zihen duke kontrabanduar drogë, mund të dënohen edhe me dënim me vdekje.

Kina

Turistët që arrijnë në Kinë, duhet t’i nënshtrohen një testi të drogës dhe nëse rezultojnë pozitiv, ata do të jenë të përndjekur varësisht se ku shkojnë dhe çfarë bëjnë, transmeton Telegrafi.

Përdorimi i drogës mund të shkaktojë një varg problemesh, deri tek dënimi me burg të përjetshëm.

Turistët duhet të shmangin protestat, të mos fotografojnë apo regjistrojnë ato.

Thirrja për pavarësi të Tibetit dhe predikimi i çfarëdo lloj feje është i ndaluar.

Vizitorët duhet të kenë kujdes të mos përfshihen në ndonjë lojë kumari, sepse mund të përfundojnë të mbyllur në burg.

Zimbabve

Parqet Nacionale dhe rezervatet me luanë, elefantë dhe kafshë të tjera të egra, kanë bërë që ky vend i dërmuar ekonomikisht, të përfitojë të ardhura të mëdha nga turizmi.

Por, në Zimbabve turistët kontrollohen në detaje, për të parë nëse kanë me vete ndonjë material i cili mund të ofendonte presidenti Robert Mugabe apo zyrën e tij.

Turistët janë të ndaluar të fotografojnë Presidencën, zyrat e Qeverisë dhe ambasadave, pa një leje paraprake.

Në këtë vend, turistët duhet të jenë të sjellshëm dhe të respektueshëm, posaçërisht ndaj objekteve kulturore dhe historike, teksa duhet po ashtu të jenë falënderues për mikpritjen.

Egjipti

Ky vend me diktaturë ushtarake, ua ndalon rreptësishtë turistëve të marrin pjesë në ndonjë protestë, me frikën se situata mund të eskalojë dhe pastaj policët të përdorin armë të ftohta.

Turistëve u kërkohet të vishen me rrobe që u mbulojnë tërë trupin nëse vizitojnë xhamitë, zonat rurale dhe disa pjesë të caktuara të vendit.

Fotografimi është i ndaluar në shumicën e vendeve dhe zënia duke shkrepur mund të rezultojë me burg.

Ofendimi i kulturës dhe fesë është shumë i ndaluar dhe mund të jetë po ashtu rënd i dënueshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Botë
Helika e helikopterit godet për vdekje burrin që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit të parë (Video, +18)

Helika e helikopterit godet për vdekje burrin që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit të parë (Video, +18)

"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet

Botë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Kalo në kategori