LAJMI I FUNDIT:

Vendi i katërt në PL mund të shkojë në Europa League

Vendi i katërt në PL mund të shkojë në Europa League

Ekziston një teori e mundshme që të ndodhë në Ligën Premier dhe që mund të shokojë ekipet angleze.

Duke parë që Liveprooli dhe Manchester City janë prezente në garat evropiane, ekziston një mundësi që vendi i katërt në Ligën Premier që është i dedikuar për Ligën e Kampionëve, të shkojë në Europa League, shkruan Telegrafi.

Kjo mund të ndodhë nëse City e fiton Ligën e Kampionëve dhe Liverpooli e fiton Europa Leaguen.

Rregullat e UEFA-s përcaktojnë qartë që pesë ekipe nga një kampionat mund të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe nëse ndodh kjo, atëherë vendi i katërt në Angli do të duhet që të shkojë në Ligën e Evropës.


Në Ligën Premier do të zhvillohet luftë e ashpër për vendin e katërt këtë sezon, një pozitë që tradicionalisht i ka takuar Arsenalit. /Telegrafi/