LAJMI I FUNDIT:

Fitoi lotarinë milionëshe, por nuk largohet nga Njësia Speciale

Fitoi lotarinë milionëshe, por nuk largohet nga Njësia Speciale

Një pjesëtar i SAS-it është zotuar se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit të tij edhe pse ishte bërë milioner pasi kishte fituar në lotari.

Pjesëtari i Forcave Speciale të Britanisë së Madhe, të cilit nuk i është bërë i ditur emri, por që thuhet se është në të tridhjetat, ishte bërë “ushtari më i pasur i skuadrës”, pasi kishte fituar lotarinë prej 1 milion funtesh, transmeton Telegrafi.

Pjesëtari i SAS-it, i cili është i martuar, pas fitimit të lotarisë i kishte ftuar bashkëpunëtorët e tij për pije, para se t’i dërgonte paratë e tij në fondin pensional.


Fituesi i lotarisë kishte vendosur të mos bënte publike një gjë të tillë. Gjithashtu kjo gjë ishte bërë edhe për shkak të pozicionit të tij në SAS.

Një burim i afërt me të, në bazën në Hereford, ka thënë për mediat e huaja se “ai e don aq shumë punën e tij dhe dëshiron të mbetet aty”.

Ai, i cili ka luftuar kryengritësit talibanë në Afganistan, ishte një ushtar i rregullt përpara se të bashkohet me SAS, pesë vjet më parë.

Ai vlerësohet si fituesi më top-sekret i lotarisë në shekullin 21. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Kafshët shtëpiake për Trump": Shpërthejnë talljet në mediat sociale pasi ish-presidenti tha në debat se emigrantët po hanë mace dhe qen

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Pas përmbytjeve të mëdha, kafshët arratisen nga një kopsht zoologjik në Nigeri – struci dhe krokodili “shëtitën” në qytet

Pas përmbytjeve të mëdha, kafshët arratisen nga një kopsht zoologjik në Nigeri – struci dhe krokodili “shëtitën” në qytet

Interesante
Fokat joshen nga pajisjet kërkimore në fund të Oqeanit Paqësor, pamjet bëhen virale

Fokat joshen nga pajisjet kërkimore në fund të Oqeanit Paqësor, pamjet bëhen virale

Interesante
Kështjella misterioze e përrallave moderne në Poloni që është ndërtuar në një ishull artificial në një liqen

Kështjella misterioze e përrallave moderne në Poloni që është ndërtuar në një ishull artificial në një liqen

Interesante
Kalo në kategori