LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i OEK-ut: Veprimi i Gërxhaliut personal dhe i dëmshëm për Kosovën

Nënkryetari i OEK-ut: Veprimi i Gërxhaliut personal dhe i dëmshëm për Kosovën

Pas publikimit të letrës se Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe Odës Ekonomike të Serbisë drejtuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të vendeve të Kuintit në Kosovë dhe Serbi, dënuar incidentet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkuar ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, ka reaguar nënkryetari i OEK-ut Arif Elshani duke e quajtur ketë letër si veprim personal të Gerxhaliu dhe të kontrabanduar në mënyrë të fshehtë .

Ai përmes një letre dërguar mediave thotë se ky veprim i Safet Gërxhaliut nuk përfaqëson qëndrimin e OEK-ës duke marrë parasysh se Oda Ekonomike e Kosovës ka menaxhmentin e vetë, Këshillin Drejtues dhe Kuvendin dhe Gërxhaliu do të duhej të marri miratimin para se të bëjë një veprim të tillë.

Elshani deklaron se Gërxhaliu në asnjë moment nuk është konsolltuar me askënd për një veprim të tillë dhe ka kërkuar nga organet e Odës që të distancohen nga deklaratat e tilla dhe të thirret në përgjegjësi Gërxhaliu.


Letra e plotë të nënkryetarit të OEK-ut, Arif Elshani:

Reagim ndaj shkresës së kryetarit të OEK-ut, z.Safet Gerxhaliu drejtuar BE-së në bashkpunim me OE të Eerbisë.

Të nderuara media

Dua të shpreh shqetësimin e madh lidhur me letrën që Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës se bashku Oden Ekonomike të Serbisë i janë drejtuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të vendeve të Kuintit në Kosovë dhe Serbi.

Lidhur me ketë, deklarojë se ky veprim i Safet Gerxhaliut nuk përfaqëson qëndrimin e OEK-ës.

Oda Ekonomike e Kosovës ka menaxhmentin e vetë, Këshillin Drejtues dhe Kuvendin dhe z. Gërxhaliu ne asnjë moment nuk është konsolltu me askënd për një veprim të tillë.

Vetë fakti se ketë lajm e kanë publikuar se pari mediat serbe, pastaj është shpërndarë ne mediat tona dhe nuk është shpërndarë nga OEK-ës e cila është e obliguar ti shpërndajë veprimet e veta, tregon se ky veprim është i kontrabanduar nga z. Gërxhaliu në mënyrën më të ultë.

Ju njoftoj me përgjegjësi të plotë se veprimi i z. Gërxhaliu është veprim i tij personal dhe në kundërshtim me vullnetin e OEK-ut dhe kërkoj nga organet e Odes qe te distancohen nga deklaratat e tilla dhe të thirret në përgjegjësi për veprimet e tij du ke tentuar ta dëmtojë imazhin e OEK-ës dhe bizneseve Kosovare.

Kosova ka organet e veta politike dhe institucionale dhe nuk ka nevoj z. Gerxhaliu t’iu bën thirrje Brukselit dhe Kuintit duke kërkuar përgjegjësi për veprimet e partive politike.

Dua të njoftoj gjithashtu opinionin e gjere se nisur nga ky fakt dhe disa veprime te tija të mëhershme, po tregojnë se z. Gërxhaliu në disa raste është duke e përdorë OEK-un për interesat e tija private si ne aspektin ekonomik ashtu edhe politik dhe financiar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori