LAJMI I FUNDIT:

Eliminimit të Juves ia sheh hairin Liga Premier

Eliminimit të Juves ia sheh hairin Liga Premier

Kualifikimi i Bayern Munichut dhe eliminimi i Juventusit i ka konvenuar tej mase futbollit anglez.

Në rast kualifikimi të bardhezinjëve me shumë gjasa Liga Premier nga sezoni i ardhshëm do të luante me tre ekipe në Ligën e Kampionëve.

E gjithë kjo në saje të dështimit të skuadrave angleze në garën më prestigjioze evropiane për klube.


Por, eliminimi i kampionit aktual të Serie A i ka siguruar Ligës Premier së paku edhe për një sezon që të dërgojë edhe katër skuadra. /Telegrafi/