LAJMI I FUNDIT:

Apple e konfirmon: iPhone SE dhe iPad Pro 9.7” më 21 mars

Apple e konfirmon: iPhone SE dhe iPad Pro 9.7” më 21 mars

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook zyrtarisht e ka paralajmëruar ngjarjen e saj më 21 mars në Cupertino  Apple 1 Infinite Loop.

Apple pritet ta lansojë modelin e ri të iPhone me 4-inç – përkatësisht iPhone SE, tabletin me 9.7-inç iPad Pro, Apple Watch, si dhe përmirësime të shumta softuerike.


Apple historikisht e ka ka ruajtur lansimin e çdo iPhone-i të  ri për në vjeshtë duke filluar me iPhone 4s në vitin 2011, por tani pritet që kjo të ndryshojë me ngjarjen e pranverës së këtij viti.

iPhone SE pritet të jetë një model i ri me ekranin prej 4 inç. Si një pajisje më e vogël mobile nga Apple, iPhone SE ka të ngjarë të shfaqet me një miks të specifikave të iPhone 6 dhe 6s të paketuara në madhësinë e iPhone 5.

Karakteristikat e modelit të ri të iPhone pritet të përfshijnë procesorët më të shpejtë A9 dhe M9 me Siri dhe Live Photos sikurse në iPhone 6s, Apple Pay që është shfaqur në iPhone 6, 16/64GB variante të hapësirës, si dhe kombinimin e ngjyrave – space gray/silver/gold/rose gold.