LAJMI I FUNDIT:

iPhone SE do të jetë i ngjashëm me iPhone 5s

iPhone SE do të jetë i ngjashëm me iPhone 5s

Tashmë është folur shumë për iPhone SE, për dizajnin e të cilit është folur shumë, dhe është thënë se mund t’i ngjajë iPhone 6S.

Por disa zëra tjerë kanë thënë se modeli i ri i telefonit të Apple do të jetë i ngjashëm me iPhone 5S.


Tani në Amazon janë shfaqur disa mbështjellës për iPhone SE nga prodhuesi Spigen dhe aty shihet një dizajn për iPhone SE që ngjan më shumë si iPhone 5S sesa si iPhone 6S.

Apple iPhone SE i ri i është përfolur se do të vijë me ekranin me 4 inç, rezolucionin 1334 x 750 piksel dhe procesori Apple A9 me 2GB RAM.

Opsionet e memories janë thënë se do të vijnë me opsionin për zgjedhje mes 16GB dhe 64GB. Kamera e përparme në iPhone të ri të Apple thuhet se do të vijë me 5MP për selfie dhe FaceTime dhe kamera e pasme është me 12MP.