Instituti Demokratik i Kosovës shpalosi indeksin vjetor të transparencës në prokurim publik për Ministritë dhe Zyrën e Kryeministrit.
Artan Canhasi nga KDI-ja tha se sa i përket transparencës së prokurimit publik nuk ka rritje.
“Nuk vërehet një trend pozitiv i rritjes së transparencës së dokumenteve të publikuara nga Kabineti Qeveritar që kanë të bëjnë më prokurimin publik. Shpresojmë që prokurimi elektronik do të ndryshojë këtë gjendje”, theksoi Canhasi,
Ndërsa, Burim Ejupi nga INDEP-i ka kritikuar institucionet s ai përket transparencës rreth kontratës për ndërtimin e autostradës. “Transparenca qeveritare është e lartë për çështje të vogla; kurse, ajo mungon kur është fjala për kontrata madhore sikurse ajo e autostradës apo termocentralit”, tha Ejupi.
Ministria e Drejtësisë prin si më transparentja sa i përket transparencës buxhetore, duke ofruar raporte javore të shpenzimeve. Kurse Ministria e Financave prin sa i përket publikimit të njoftimeve për kontratë. KDI-ja rekomandon që ministritë tjera të ndjekin shembullin e këtyre të fundit.
Me një buxhet shteti përgjithësisht të pamjaftueshëm, efikasiteti dhe transparenca në shpenzimin e secilit cent të parasë publike dhe kthimi i saj në të mirë publike është e domosdoshme.
Indeksi i Transparencës është produkt matës përmes së cilit KDI synon të bëjë përgjegjëse dikasterët qeveritarë për transparencë në shpenzimin e parasë publike dhe të matë progresin në këtë fushë nga viti në vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe