LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Kusari-Lila s’ka ofertë nga PDK-ja

Mimoza Kusari-Lila s’ka ofertë nga PDK-ja

Mimoza Kusari Lila nuk ka pranuar kurrfarë oferte që t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu së paku sipas këshilltarit të afërt të kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

“Unë jam këshilltar i saj dhe mund të them me përdjegësh se deri tani nuk ka kurrfarë oferte nga PDK-ja për kryetaren. Oferta mundet me pas, por tash për tash nuk ka asgjë”, ka thënë Ali Tafarshiku, duke përgënjeshtruar për Koha.net lajmin e publikuar nga disa portale se drejt nënkryetares së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së Behgjet Pacollit ka një ofertë për t;iu bashkuar PDK-së.

Zyrtarisht, kjo parti aktualisht është pa kryetar, meqë prijësi i deritanishëm i saj, Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit, pozitë e cila e obligon që të heqë dorë nga drejtimi i ndonjë partie politike.