LAJMI I FUNDIT:

Lunacek: Serbia do ta njohë Kosovën, Asociacioni do bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës

Lunacek: Serbia do ta njohë Kosovën, Asociacioni do bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës

Zëvendëspresidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, është shprehur se Serbia duhet ta njohë Kosovën, teksa ka shtuar se Serbia është e vetëdijshme se Bashkimi Evropian, pas rastit të Qipros, nuk do të pranojë më asnjë shtet anëtar që nuk i ka kufijtë e definuar.

Kur ka folur për integrimin e serbëve, Lunacek ka përmendur edhe faktin se serbët janë të përfaqësuar në Qeverinë e në Kuvendin e Kosovës.

“Madje e ndihmuan Hashim Thaçin të zgjidhet President i Republikës së Kosovës, duke i siguruar kuorum”.


Në një intervistë dhënë Kuririt të Beogradit, ajo ka folur edhe për liberalizmin e vizave, duke thënë se kjo duhet të bëhet sa më shpejt për Kosovën, duke nënvizuar se është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjim vizash, përcjell Koha.net. Por një çështje tjetër që prek Lunacek është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Lunacek për Asociacionin thotë se duhet të zbatohet si Marrëveshje e arritur në Bruksel mes Prishtinë dhe Beogradit. Ajo ka thënë se gjetjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për këtë marrëveshje duhet të përfshihen në formulimin e Ligjit dhe Statutit.

Lunacek ka marrë një shembullin e UNESCO-s kur ka folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka thënë se refuzimi i UNESCO-s vitin e kaluar e thekson bllokadën politike të vazhdueshme që Serbia i bën Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Kjo shkelje sistematike e parimit të fqinjësisë së mirë dhe qëllimit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve e vë dialogun në rrezik”.