LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Kosovës po i vijnë rreziqe nga lëshimet e Thaçit për president

Ymeri: Kosovës po i vijnë rreziqe nga lëshimet e Thaçit për president

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë për media, foli për rreziqet që po i vijnë Kosovës nga lëshimet që i bëri Thaçi karshi Serbisë vetëm e vetëm që të votohej për President.

Sipas Ymerit, krerët e Qeverisë, Mustafa e Thaçi me serbët kanë folur edhe për Komunën e Prilluzhës, që do të kontrollonte edhe linjitin për prodhim energjie.

“Thaçi nuk votohej dot për President pa u zotuar edhe një herë para Vuçiqit për themelim të ‘Zajednicës’ dhe pa e marrë bekimin e tij. Votimi për Thaçin u shndërrua kështu në konfirmim të ‘Zajednicës’. Thaçi, sikur bashkëpunëtori i tij Mustafa, janë bërë një me ‘Zajednicën’. Sa më lartë synojnë të ngjiten, që ta kapin shtetin sa më gjerë e sa më thellë, aq më shumë duhet t’i japin Serbisë, vertikalisht në kompetenca e horizontalisht në territore”, tha Ymeri.


Ai shtoi se ky votim i kushtoi buxhetit të Kosovës shuma marramendëse parash, një licencë për terminal doganor, e kosto të tjera për të cilat sigurisht se do të dëgjojmë në të ardhmen, politizim të mëtutjeshëm të OSHP-së me përfaqësues të Listës Serbe, transmeton Koha.net.

“Por më e dhimbshmja, rrezikon t’i kushtojë Republikës së Kosovës me ‘Zajednicë’, sipas marrëveshjes së 25 gushtit 2015 (pra kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese) dhe me zgjerim të territorit të kësaj ‘Zajednice’ edhe me së paku një komunë, atë të Prilluzhës. Fshatrat Prilluzhë, Gracë, Babimoc edhe Plemetin, mendohet të jenë 4 fshatrat fillestarë për ta themeluar Komunën e Prilluzhës. Gjëja e parë që prek themelimi i një komune të tillë është bazeni i linjitit dhe termocentrali. Fshati Plemetin është thuajse i kufizuar me termocentralin dhe me një pjesë të pasurive të linjitit në Kosovë. Kjo do të thotë se themelimi i Komunës së Prilluzhës, i jep të drejtë kësaj komune që ta kontrollojë dhe kushtëzojë përdorimin e thëngjillit, në këtë rast për prodhimin e energjisë elektrike”, u shpreh Ymeri, duke shtuar se përmes themelimit të kësaj komune dhe integrimit të saj në ‘Zajednicë’, Serbia merr kompetenca shtesë, vendimmarrëse në përdorimin e thëngjillit të Kosovës.

Në territorin e kësaj komunë, thuhet më tej nga Vetëvendosje se kalojnë edhe hekurudha, rruga nacionale, lumi Sitnica dhe kanali Ibër-Lepenc.

“Toka bujqësore në këtë rajon ka rendiment të lartë, dhe me themelimin e kësaj komune rrezikohet që nën menaxhimin e ‘Zajednicës’ që duan ta themelojnë Thaçi e Mustafa, ajo tokë të tjetërsohet. Një pjesë e tokave të banorëve të fshatrave Stanoc i poshtëm dhe Stanoc i epërm, që nuk do të jenë pjesë e Komunës së Prilluzhës, rrezikojnë të mbesin në Komunën e Prilluzhes pas ndarjes kadastrale. Ne nuk do të lejojmë që kjo të bëhet kurrsesi realitet. As ‘Zajednica’ as zgjerimi i saj në kurriz të Vushtrrisë e Obiliqit”, thuhet nga Vetëvendosje.

Në fund u tha se ftojnë veçanërisht banorët e këtyre zonave, këshilltarët komunal, punonjësit e sektorit energjetik që sa më shumë e më intensivisht të organizohemi në parandalimin e këtyre dëmeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori