Dizajnerët ushtarakë dhe vendet që zhvillojnë armë të rënda vazhdimisht dëshirojnë të mposhtin njëri-tjetrin në fushëbetejë, dhe krijimi i artilerisë së rëndë asnjëherë nuk ka pasur përjashtime.
Edhe pse kanë ekzistuar pajisje jashtëzakonisht të mëdha artilerie të prodhuara, madje disa edhe më të mëdha se sa të listuara këtu. Por këtu figurojnë vetëm ato armë, që në fakt janë përdorur gjatë luftimeve, transmeton Telegrafi.
Schwerer Gustav and Dora
Schwerer Gustav dhe arma e tij motër Dora, ishin dy artileritë më të mëdha që ndonjëherë janë ndërtuar në aspektin e peshës së përgjithshme (1350 ton), me peshë të predhave prej (7.200 kilogram), derisa kalibri prej 800mm është më i madhi që ndonjëherë është përdorur gjatë luftimeve. Këto armë gjithashtu kishin një rreze qitjeje prej 24 milje.
Këto armë fillimisht ishin dizajnuar që të vendosen kundër anijeve luftarake franceze nëpërmjet Blitzkrieg. Por në vend të kësaj, ato u vendosën në Frontin Lindor kundër Bashkimit Sovjetik. Schwerer Gustav u fut në luftë gjatë rrethimit të gjerman të Sevastopolit, në qershor të vitit 1942.
Arma është përdorur dhe mirëmbajtur nga një ekip prej mbi 1.400 burra, 250 prej tyre për të mbledhur municionin, dy batalione kundërajrore për ta mbrojtur atë, kurse pjesa tjetër për ta mbushur atë me predha gjigante.
Dora ishte paraparë të vihet në punë kundër Stalingradit, edhe pse nuk mund të konfirmohet nëse ndonjëherë është gjuajtur me të ndaj armiqve.
Të dy këto armë kanë mbetur në Frontin Lindor, dhe nuk janë përdorur sërish për luftime. Ato ishin shkatërruar në Gjermani, për të shmangur kapjen nga avancimi i ushtrive aleate.
Karl-Gerät
Një tjetër produkt i Gjermanisë, Karl-Gerät ishte një top masiv vetëlëvizës. Edhe pse ishte në gjendje të lëviz pa ndihmën e njeriut, madhësia dhe pesha e saj përbënte problem të madh, kështu që gjatë pozicionimit të saj për qitje, komandohej nga inxhinierët ushtarakë. Karl-Gerät, ishte projektuar si armë për shtetrrethim në veçanti për të sulmuar Maginot Line.
Ekuipazhi i saj prej 21 personave, mund të qëllonte bunkerët tejet të fortë me predha të kalibrit 600 mm, në një gjatësi prej 3 milje në një normë prej rreth 6 copë në orë. Këto armë janë prodhuar në vetëm 7 njësi, një për testim dhe 6 tjera për të udhëhequr luftërat në të dy frontet.
Karl-Gerät u shfaq në beteja luftarake kur filloi granatimin e qytetit të fortifikuar në Brest-Litovskit, gjatë fazës së hapjes së operacionit Barbarossa në qershor të vitit 1941. Një vit më pas, Karl-Geräts u përdor në rrethimin e Sevastopolit në qershor dhe korrik të vitit 1942.
Edhe pse ishte planifikuar të përdorej për operacione tjera në Frontin Lindor, frika se mund të kapet nga forcat sovjetike, kjo armë ishte mbajtur jashtë luftës deri në vitin 1944, kur në gusht njëra nga to dhe më pas tjera u dërguan në Varshavë, për të ndihmuar në shuarjen e kryengritjeve kundër pushtuesve gjermanë.
Karl-Gerät, kishte qëlluar për herë të fundit në luftë gjatë betejës së Remagenit, në një përpjekje për të shkatërruar urën Ludendorff.
Obusier de 520 modèle 1916
Obusier de 520 ishte një armë hekurudhore, e ndërtuar nga francezët gjatë Luftës së Parë Botërore. Megjithatë për shkak të procesit të vonuar të prodhimit, arma e parë nuk arriti të prek binarët deri në fund të vitit 1917, ku gjatë testimit kishte shpërthyer para kohe duke u shkatërruar. Kurse arma e dytë ishte prodhuar në vitin 1918, por nuk kishte arritur as ajo të prek binarët para përfundimit të luftës.
Obusier de 520 modèle 1916, qëllonte me predha të kalibrit 520mm që peshonin mbi 1.700 kilogram, dhe qëllonin në një largësi prej 8 milje. Kur Gjermania pushtoi Francën në vitin 1940, armët e mbetura ishin riparuar për luftë, por ishin kapur nga gjermanët në punëtori duke u riparuar.
Dhe kështu Gjermania e pasionuar pas artilerisë së rëndë, morri Obusier de 520 në punëtorinë e tyre dhe u riparuar, që t’i përdorë për rrethimin e Leningradit në vitin 1942, dhe kështu u shkatërrua para kohës në janar të vitit 1943, duke shpresuar se nuk do t’i bie në dorë të armikut të tyre.
Type 94 naval gun
Tyta 18 inç e armës detare japoneze, ishte arma më e madhe që ndonjëherë ishte parë në luftërat e detit, dhe kështu kjo i ndihmoi flotës detare japoneze Yamato të ngritët lart. Kjo armë mund të qëllonte predha prej 1.5 ton të rënda në një distancë prej 26 milje, derisa e gjithë kjo pajisje gjigante peshonte sa një luftanije.
Edhe pse Yamato dhe Musahi ishin në operacione të ndryshme gjatë gjithë luftës, asnjëra prej tyre nuk e ka përdorur armën Type 94, derisa ky vend e pa se nuk mund ti shpëtoje fuqive të mëdha. Përdorimi i armës Type 94 nga flota detare Musashi, kishte rol kyç në sistemin mbrojtës kundërajror dhe tentimin e ndaljes së aeroplanëve amerikan në përpjekjen për fundosjen e saj.
Por në tetor të vitit 1944, kjo armë gjigante iu dorëzua 17 goditjeve të bombave të aeroplanëve, dhe 19 raketave lundruese të cilat e përmbytën. Gjithashtu gjatë bejtes për Gjirin Leyte, flota Yamato e kishte përdorur këtë armë vetëm një herë në luftë, duke zhytur anijet përcjellëse amerikane të luftanijes USS Gambier Bay.
BL 18 inch Mk I naval gun
Topi 18 inç MK I prodhim britanik, ishte projektuar dhe ndërtuar gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe kështu ishte montuar në luftanijen HMS Furious. Megjithatë, Furious kishte pësuar ndryshime gjatë riparimit dhe dy nga tre topat e saj u montuan në luftanijen Lord Clive.
Edhe pse arma MK 1 ishte shumë më e lehtë dhe më e vogël sesa ajo e japonezëve Type 94, predhat e saj peshonin plotë 1.500 kilogram.
Kjo armë u vë në përdorim në fund të luftës, duke bombarduar një urë hekurudhore në gusht të vitit 1918. Kurse arma e tretë gjithashtu ishte ndërtuar por asnjëherë nuk ishte përdorur gjatë luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket një shtetas izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli thotë se informacionet sugjerojnë një incident terrorist
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë