LAJMI I FUNDIT:

VV: Armiqtë e Zybës, pjesëtarë të projektit antishqiptar

VV: Armiqtë e Zybës, pjesëtarë të projektit antishqiptar

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të shefit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje thotë se Sali Zyba është viktimë e personave që janë pjesë e projektit antishqiptar në Kosovë.

Sipas VV-së, Zyba është aktivist shembullor, luftëtar i lirisë dhe personi që ndaloi mafien e ndërtimit në Prishtinë.


“Sot, nga mediat mësuam që aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Salih Zyba, i është ngritur aktakuzë për pjesëmarrjen e tij në aksionin për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në hyrje të Prishtinës. Salih Zyba është aktivist shembullor. Ai është luftëtar i lirisë, pjesëmarrës në tri luftëra çlirimtare, në Kosovë, Luginë e Maqedoni. Përveç kësaj, ai është edhe zyrtar shembullor i Komunës së Prishtinës. Përmes përkushtimit të tij vetësakrifikues, Salih Zyba si drejtues i sektorit të inspeksionit, ka qenë një prej njerëzve më të rëndësishëm për ndaljen e degradimit urban, dhe për ndaljen e mafisë së ndërtimit”, thuhet në reagimin e VV-së.

Sipas VV-së, për shkak të aktiviteteve të veta të pandërprera, Salih Zyba ka krijuar armiqësi në dy grupe.

“Grupi i parë është ai i personave që janë pjesë e projektit antishqiptar në Kosovë. Grupi i dytë është ai i personave që kanë interesa në mafian e ndërtimit dhe në degradimin urban të Prishtinës. Të dyja këto grupe kanë interesa të përbashkëta, dhe kontrollojnë politikisht gjyqësorin dhe policinë në Kosovë”, thuhet tutje.

Vetëvendosje thotë se aktiviteti i Salih Zybës nuk do të ndalet prej këtyre gjykimeve të urdhëruara politikisht.

“Aktiviteti patriotik i shqiptarëve në Kosovë i ka rezistuar stuhive të mëdha, dhe ka për t’i rezistuar edhe dhunës së dëshpëruar, që urdhëron pushteti aktual, injorant e i korruptuar. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Salih Zybës”, përfundon reagimi i VV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori