LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy aktivistë të VV-së, që shkruanin grafite kundër Asociacionit

Arrestohen dy aktivistë të VV-së, që shkruanin grafite kundër Asociacionit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot në orët e pasdites, Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë e saj, Naim Bunjakun dhe Mehmet Selacin, pasi po shkruanin grafite në Vushtrri.

Sipas Vetëvendosjes, këto arrestime janë në kuadër të një fushate të gjerë të pushtetit për të përndjekur politikisht aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje:

“Arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! po vazhdojnë edhe për aktivitete tërësisht paqësore. Në orët e pasdites, në Vushtrri janë arrestuar aktivistët Naim Bunjaku dhe Mehmet Selaci. Derisa u morën për t’u dërguar në polici, ata ishin duke shkruar grafite që e kundërshtojnë themelimin e “Zajednicës” dhe zgjerimin e saj në Vushtrri. Këto arrestime janë në vijim të një fushate të gjerë, ku pushteti po përdor policinë e gjyqësorin për të përndjekur politikisht dhe për të burgosur aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.


Këto ditë është paralajmëruar se Lista Serbe ka kërkuar që fshati Prilluzhë të ndahet nga Komuna e Vushtrrisë dhe të formohet si komunë me shumicë serbe, për t’u bërë mà « tej pjesë e “Zajednicës”. Por, siç thoshte edhe aksioni jonë sot, as Vushtrria nuk do të ndahet, as Kosova nuk do të copëtohet. Arrestimet e padrejta të policisë së instrumentalizuar të Mustafës, jo që nuk po na frikësojnë, por ato na shtojnë arsyet për ta përmbysur këtë regjim diktatorial”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori