LAJMI I FUNDIT:

Huawei “prezanton” modelin P9

Huawei “prezanton” modelin P9

Huawei pritet ta lansojë modelin e saj më të ri të telefonit, Huawei P9, në muajt në vazhdim. Ndërsa tani pamjet preliminare të këtij modeli të telefonit janë shfaqur në internet.

VentureBeat ka postuar disa pamje të reja të Huawei P9, duke dhënë parashikimin e telefonit dhe karakteristikave që do t’i ketë i njëjti.

Dizajni i këtij modeli të ri të telefonit do të jetë premium, me dy kamera, për të cilat është folur edhe më herët.


Sa për specifikat, pajisja është thënë se do të vijë me një ekran  5.2 inç në 1080p, procesorin 950 Kirin me 3GB RAM dhe një bateri me 3,900 mAh.

Karakteristikat tjera përfshijnë 32GB hapësirë të brendshme, USB Type-C dhe Android 6.0.1.

Thashethemet sugjerojnë gjithashtu se Huaëei do të nisë edhe një variant “lite” të telefonit të saj kryesor, i cili do të vijë bashkë me të.