LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S7, modeli më i mirë i lansuar në Kongresin Botëror Mobil 2016

Samsung Galaxy S7, modeli më i mirë i lansuar në Kongresin Botëror Mobil 2016

Në pyetësorin e javës së kaluar respondentët janë pyetur se cili ishte telefoni më i mirë i lansuar në Kongresi Botëror Mobil 2016.

Këtë vit ka pasur një përhapje mahnitëse të markave të telefonave të mençur mobil, sikurse LG G5 dhe linja e re e Sony Xperia X Series.

Lista dha gjashtë mundësi dhe modele të reja, duke përfshirë “Samsung Galaxy S7”, “LG G5”, “Sony Xperia X Performance”, “ZTE Blade V7”, “Alcatel Idol 4” dhe “të tjera”.


Në vendin e parë me 51 për qind të votave të përgjithshme, ishte Samsung Galaxy S7. LG G5 zuri vendin e dytë me 28 për qind të votave. Në vendin e tretë, me vetëm 9 për qind ishte Sony Xperia X Performance dhe modelet e tjera.

Alcatel Idol 4 arritur të marrë vendin e katërt me 3 për qind, dhe ZTE Blade Z7 erdhi e fundit me vetëm 1 për qind të votave të përgjithshme.