Analisti KGI Securities Ming-Chi Kuo ka publikust një shënim për investitorët, një kopje e të cilës është marrë nga MacRumors, në të cilën ai pretendon se gjenerata e ardhshme e iPhone me 4” do të shfaqet me kamerën prej 12MP, dhe jo me atë prej 8MP si ishte përfolur më parë.
Kuo gjithashtu përsëriti se iPhone i ri do të ketë karakteristika të ngjashme me ato të iPhone 6s, duke përfshirë edhe procesorin A9 si dhe NFC për Apple Pay.
Forma e këtij modeli të ri të iPhone pritet të jetë e ngjashme me iPhone 5s, edhe pse ekrani është thënë që do të ketë xham pak më të lakuar 2.5D si iPhone 6 dhe modelet më të reja.
Apple në modelin e ri të iPhone mund të shfaqet me opsionet e memorieve prej 16GB dhe 64GB, 802.11ac Wi-Fi, Bluetooth 4.2, Live Photos, dhe me një bateri prej 1.642 mAh që është pak më e madhe në krahasim me iPhone 5s.
Analisti i mirë-informuar vazhdon të besoj se telefoni i ri do të kushtojë në mes 400 dhe 500 dollarë në Shtetet e Bashkuara. Pika më e ulët e çmimit duhet ta ndihmojë Apple të marrë pjesë të segmentit të mesëm dhe të ulët për tregjet në zhvillim si Kina dhe India.
KGI Securities pret që shitjet totale të iPhone me 4” të rriten për 131% nga viti-mbi-vit, në 37 milion njësi në vitin 2016, bashkë edhe me çmimin e prerë për 50% në iPhone 5s.
Apple aktualisht e shet iPhone 5s për 450 dollarë me çmim të plotë të shitjes me pakicë, kështu që së shpejti ky model i kaluar i iPhone mund të jetë zbritur në 225 dollarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuperkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Bluetooth 6.0 më i shpejtë dhe më i fuqishëm vjen me këto përmirësime
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë