LAJMI I FUNDIT:

OnePlus 3 vjen në gjysmën e këtij viti!

OnePlus 3 vjen në gjysmën e këtij viti!

OnePlus 3 pritet të lansohet në gjysmën e dytë të vitit 2016. Lajmin e ka konfirmuar një ekzekutiv i kompanisë për një intervistë në CNET.

Kjo do të jetë pajisja e katërt mobile nga kompania kineze, dhe do të vijë me një "dizajn të ri" në krahasim me paraardhësit e tij.

OnePlus ka parë rritje nga fillimi i saj, ndërsa kompania ofruar katër top modele të telefonave me specifika që vijnë me gjysmën e çmimit të kërkuar nga lojtarët kryesorë në tregun e telefonave.

OnePlus 2, i cili është lansuar më pak se një vit më parë, ka pasur shitjet më të mira në krahasim me paraardhësit e tij.


Kompania pret që One Plus 3 të kalojë atë dhe thotë se do të ketë të njëjtat performanca mahnitëse të cilat do të befasojnë përdoruesit, sikurse One Plus 2.