LAJMI I FUNDIT:

Oppo mund ta mbushë një bateri të telefonit për vetëm 15 minuta

Oppo mund ta mbushë një bateri të telefonit për vetëm 15 minuta

Shumë përdoruesve nuk iu lë përshtypje një telefon nga Oppo, por një specifikë e re e njërit prej modeleve të reja të telefonave të saj do t’i bëjë shumë njerëz kurreshtarë.

Këtë mëngjes në Kongresin Botëror Mobil, kompania ka prezantuar VOOC – teknologjinë e saj të re të mbushjes së shpejtë të telefonit – në qoftë se rezultatet vërtetë janë aq premtuese siç thonë ata, atëherë përdoruesit e telefonave të Oppo do të jetë në gjendje për mbushur telefonin e tyre plotësisht për vetëm 15 minuta.

Oppo thotë se vetëm kaq kohë do të marrë për ta mbushur një bateri të fikur tërësisht me kapacitet prej 2,500mAh në 100%, dhe se teknologjia do të punojë mbi MicroUSB-në tradicionale dhe USB Type-C.

Kjo është edhe më shpejt se sa teknologjia e Quick Charge 3.0 e lansuar nga Qualcomm, e cila mund ta mbushë një telefon në 80 për qind për rreth 35 minuta.