LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge të shiten më shumë se paraardhësit e tyre!

Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge të shiten më shumë se paraardhësit e tyre!

Samsung më në fund e zbuloi modelin e shumë-pritur Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge në një konferencë shtypi në Barcelonë, përkatësisht në Kongresin Botëror Mobil 2016.

Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge tashmë janë vënë në dispozicion për para-porosi në disa tregje globale, dhe kompania jugkoreane pret që modelet e saj të reja të mposhtin shitjet e Galaxy S6 dhe S6 Edge.

Modelet e reja të Samsung sjellin përmirësime të rëndësishme në krahasim me paraardhësit e tyre, dhe kompania u përpoq të fus karakteristika të cilat nuk janë në Galaxy S6, të tilla si rezistencën ndaj ujit dhe jo vetëm kaq.

Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge do të nisin me shitje në 60 tregje në të gjithë botën më 11 mars.


Si një përmbledhje të shpejtë, Samsung Galaxy S7 përmban ekranin me 5.1-inç në qHD, 4GB RAM, procesorin Exynos 8890 / Snapdragon 820, 32GB memorie të brendshme, microSD kartelë, një bateri me 3000 mAh dhe Android 6.0.

Galaxy S7 Edge nga ana tjetër sjell disa ndryshime në krahasim me Galaxy S7, duke përfshirë një ekran më të madh prej 5.5-inç dhe baterië më të madhe prej 3,600 mAh.