LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e Microsoft Lumia 650

Rrjedhin pamjet e Microsoft Lumia 650

Tashmë kemi parë disa pamje të Microsoft Lumia 650, ndërsa tani Evan Blass ka postuar një fotografi të re të modelit më të ri të telefonit të Microsoft.

Microsoft Lumia 650 është pjesë e linjës së telefonave Lumia, dhe sipas Blass, kjo do të jetë një pajisje që do t’i takojë segmentit mesatar.

Më herët është thënë se Lumia 650 do ta sjell ekranin HD në rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 210.

Karakteristikat e reja të telefonit përfshijnë 1GB RAM dhe 8GB, me portin microSD për zgjerim të hapësirës deri në 128GB, si dhe dy kamera.


Kamera e përparme do të vijë me 5MP, ndërsa kamera e pasme vjen me 8MP. Karakteristikat tjera të telefonit ËiFi, Bluetooth, 4G LTE dhe Windows 10 Mobile.