LAJMI I FUNDIT:

iPad Air 3 dhe iPhone 5SE prezantohen me 15 mars

iPad Air 3 dhe iPhone 5SE prezantohen me 15 mars

Apple do ta prezantojë iPad Air 3 dhe iPhone 5SE në një ngjarje mediale muajin tjetër, dhe sipas të gjitha gjasave tashmë e kemi edhe datën e këtij prezantimi nga Apple.

Sipas një raporti të ri tani thuhet se iPad Air 3 do të prezantohet më 15 mars.

Lajmi është bërë i ditur nga 9 to 5 Mac, mediumi që e ka konfirmuar këtë datë dhe lansimin e tabletit të ri nga Apple.

Modeli i ri i iPad Air 3 do të vijë me Apple A9X, ngjashëm sikurse iPad Pro, bashkë me kamerën e pasme, si dhe ndriçuesin.
iPhone 5SE thuhet se do të vijë me dizajnin e ngjashëm sikurse iPhone 6S dhe 6S Plus, por me ekran më të vogël prej 4 inç. Karakteristikat tjera të telefonit të ri të Apple përfshijnë edhe Apple A9 dhe 2GB RAM.


iPhone 5SE pritet të ofrojë edhe një sërë mundësish për memorien e brendshme të cilat do të përfshijnë prej 16GB deri në 128GB. Modeli i ri i iPhone pritet të mbështesë edhe Apple Pay dhe gjithashtu 3D Touch. (Telegrafi)