LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët zbulojnë kafshën e parë në Tokë

Shkencëtarët zbulojnë kafshën e parë në Tokë

Shkencëtarët amerikanë besojnë se kafsha e parë që është shfaqur mbi Tokë janë sfungjerët e detit.

Sipas shkencëtarëve të Institutit të famshëm të Teknologjisë së Massachusetts (MIT), sfungjerët e detit datojnë që në shpërthimin Kambrian, një periudhë evolucionare që nisi rreth 540 milionë vite më parë, gjatë së cilës u shfaq një numër i madh kafshësh të reja.

Grupi i studiuesve, arriti në këtë përfundim pasi analizoi molekula fosilesh të gjetura tek gurë të lashtë, që kanë rezistuar deri në ditët tona.

Një molekulë e rrallë, e quajtur 24 – Isopropylcholesterol, ose ndryshe 24 – IPC, u gjet në gurë 460 milionë vite të lashtë.


Kjo molekulë vijon të prodhohet edhe sot nga sfungjerët e detit.

Shkencëtarët u përpoqën të gjenin genin përgjegjës për prodhimin e 24 – IPC, cilat organizma e mbanin këtë gen dhe kur kishte evoluar në këto organizma.

Duke analizuar këto gene në rreth 30 organizma të ndryshme, ata arritën të dallonin një gen të vetëm, i njohur si sterol methyltransferase (SMT), që bën të mundur prodhimin e 24 – ICP tek organizmat, nëse përmban numrin korrekt të kopjeve.

Shkencëtarët zbuluan se, si sfungjerët ashtu edhe speciet e tjera të algave kanë numrin e duhur të kopjeve të SMT –së për të prodhuar 24 – ICP dhe duke analizuar këto gene, si dhe duke riprodhuar pemët evolucionare të bazuara në të dhënat mbi fosilet, ata dalluan se sfungjerët e prodhonin këtë molekulë shumë kohë më parë sesa algat.

Sfungjerët besohet të jenë shfaqur rreth 640 milionë vjet më parë, në të njëjtën periudhë kur u formuan edhe gurët që përmbanin 24 – IPC.

Ky studim sjell prova të forta se sfungjerët u shfaqën në tokë shumë kohë më parë sesa kafshët e tjera. /tvklan.al

Në trend Fun

Më shumë
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante

"Kafshët shtëpiake për Trump": Shpërthejnë talljet në mediat sociale pasi ish-presidenti tha në debat se emigrantët po hanë mace dhe qen

Interesante
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Kur s’ta don, s’ta don!

Kur s’ta don, s’ta don!

Një burrë kursen para në një mënyrë të çuditshme

Një burrë kursen para në një mënyrë të çuditshme

Fun
Fotografitë zbulojnë njoftime shumë qesharake të krijuara për të tërhequr vëmendjen e njerëzve

Fotografitë zbulojnë njoftime shumë qesharake të krijuara për të tërhequr vëmendjen e njerëzve

Fun
Kalo në kategori