LAJMI I FUNDIT:

Burri pervers, vodhi mbi 600 veshje të brendshme femrash

Burri pervers, vodhi mbi 600 veshje të brendshme femrash

Në Nankoku të Japonisë, është arrestuar një burrë, pasi i janë gjetur në banesë, një numër enorm i veshjeve të brendshme për femra.

Shoya Imada është akuzuar nga një femër, të cilës i ka hyrë në shtëpi dhe ka dashur ta zhveshë.

Mirëpo, 25-vjeçari ka deklaruar se nuk ka dashur ta dhunojë, por t’i marrë veshjet që kishte në trup, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, Gjykata ka kërkuar që atij t’i bastiset prona.


Në banesën ku jetonte, janë gjetur më se 600 veshje të brendshme femrash, kryesisht brekë dhe reçipeta.

Nuk kanë munguar as çorape, kollan, pelerina dhe gjësende tjera, për raste intime.

Imada ka deklaruar se të gjitha këto i ka vjedhur në shtëpi, kopshte dhe dyqane, sepse është i fiksuar pas veshjeve të brendshme të femrave. /Telegrafi/