LAJMI I FUNDIT:

Duket si planeti Mars, por është një qytet në Tokë (Foto)

Duket si planeti Mars, por është një qytet në Tokë (Foto)

Toka është e kuqe, veturat janë të mbuluara nga pluhuri i kuq, thithet ajër i skuqur, lumenjtë janë të kuqë, uji që zbret nga rubinetat është i kuq e edhe deti është bërë i kuq...

Por, Kuantani nuk ndodhet në Mars. Ai është një qytet me 600 mijë banorë në Malajzi, e shtrirë buzë Detit Kinez të Jugut.

Deri pak kohë më parë nuk ishte kështu, por më pas mbërriti bauksiti, një lloj minerali që po shfrytëzohet në zonë.

Qeveria e ka ndaluar këtë aktivitet, por situata e pazakontë vazhdon. /mapo/