LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e pazakontë, për ta bërë të ligjshëm këtë nënshkrim bizar (Foto)

Kërkesa e pazakontë, për ta bërë të ligjshëm këtë nënshkrim bizar (Foto)

Një burrë nga Melburni i Australisë, ka kaluar një betejë ligjore prej pesë vitesh, që t’i njihej ligjërisht nënshkrimi në formë penisi.

Jared Hyams është nënshkruar në formën e organit gjenital, në kohën e zgjedhjeve, vetëm sa të mahitej me komisionin zgjedhor.

Por, ajo që filloi si mahi me një grup të vogël, u bë një betejë ligjore me agjenci qeveritare për njohjen e nënshkrimit të tij, transmeton Telegrafi.

Burrit 33-vjeçar i është ndaluar kjo formë e nënshkrimit, sepse është konsideruar e papërshtatshme dhe jo etike.


Mirëpo, dëshira për këtë formë të nënshkrimit është bërë temë diskutimi e studentëve të Universitetit Juridik, ku është cilësuar si e drejtë e tij.

Më në fund, atij i është lejuar të mbajë dhe të përdor këtë nënshkrim në secilin dokument. /Telegrafi/