LAJMI I FUNDIT:

“Surfimi” në ajër është sporti i ardhshëm më ekstrem (Video)

“Surfimi” në ajër është sporti i ardhshëm më ekstrem (Video)

Në botë ekzistojnë sporte të ndryshme, që i bëjnë adhuruesit e adrenalinës, të përjetojnë momente të veçanta.

Aaron Wypuszynski e ka krijuar një sport, të cilin e ka pasur ëndërr, që nga fëmijëria.

Si fëmijë, ai e kishte parë një film të vizatuar, ku shihet një personazh, që shëtitet nëpër ajër, i kapur me litar për një helikopter.

Në bodrumin e shtëpisë së tij, Wypuszynski ka bërë prova dhe makete të ndryshme, derisa ka ardhur tek një punim konkret, për të krijuar një platformë, që shëtitet nëpër ajër.Ky lloj “surfimi”, është i njëjtë si ai në ujë, vetëm se bëhet në ajër i kapur për helikopteri, e jo për barke.


Provat me robot, deri më tani kanë shkuar mirë, por mbetet të shihet se kur do të hipë në këtë platformë një njeri. /Telegrafi/